fbpx

Grip, COVID-19, ftohje apo alergji? Bëni dallimin!

Në periudhën e dimrit, kur janë të shpeshta edhe ftohjet sezonale dhe gripi, në periudhën e pandemisë me COVID-19, shumë njerëz mundohen ta gjejnë përgjigjen e pyetjes – cilat janë simptomat kyçe nëpërmjet të cilave mund të bëhet dallim ndërmjet këtyre sëmundjeve?

COVID-19, gripi dhe ftohjet ndajnë një numër të madh karakteristikash dhe spektër të gjerë të simptomave të ngjashme ose të njëjta që e vështirësojnë diferencimin në fillimin e sëmundjes.

Për trajtim të përshtatshëm të çdo sëmundje respiratorë, gjithmonë është shumë e rëndësishme të dihet shkaktari i vërtetë i sëmundjes, me qëllim që të veprohet në kohë dhe në mënyrë të duhur ndaj shkaktarit përkatës.

Ekzistojnë shumë simptoma të ndryshme që shfaqen tek personat me COVID-19. Shumë prej tyre, të njëjta ose të ngjashme shfaqen edhe gjatë ftohjeve dhe gjatë gripit sezonal, dhe më rrallë edhe gjatë alergjive. Simptomat më të shpeshta që janë karakteristike për virusin SARS-CoV-2 dhe virusin e gripit А dhe B (Influenza A/ Influenza B) janë: temperatura e rritur trupore / ethe, kollë, mungesë të frymës / frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në grykë, hundë të zënë, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhe tek disa njerëz shfaqet diarre dhe të vjella.  

Dallimi kryesor në simptoma paraqet humbja e shijes dhe e nuhatjes, e raportuar  tek një përqindje e caktuar tek njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2, respektivisht pacientët tek të cilët është konfirmuar COVID-19. Sigurisht, dallimi ekziston edhe në periudhën e inkubacionit të viruseve, domethënë, koha kur do të shfaqen simptomat nga kontakti i rrezikshëm, intensiteti dhe kohëzgjatja e tyre.

Megjithatë, për shkak të ngjashmërisë së simptomave të këtyre infeksioneve, është shumë e vështirë që të përcaktohet dallimi, prandaj një vegël më të saktë diagnostikuese paraqesin testet laboratorike, në konsultim me mjekun.

Në vijim, në tabelë janë cekur simptomat më të shpeshta që shfaqen gjatë COVID-19, gjatë gripit, ftohjes dhe gjatë alergjive.

*https://www.cdc.gov/flu/symptoms/flu-vs-covid19.htm

*https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coronavirus/in-depth/covid-19-cold-flu-and-allergies-differences/art-20503981

*https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/question-and-answers-hub/q-a-detail/coronavirus-disease-covid-19-similarities-and-differences-with-influenza

Në Laboratorin Avicena është i disponueshëm test i ri molekular Real-Time PCR shumë specifik multipleks për detektim, identifikim dhe diferencim të njëkohshëm ndërmjet koronavirusit të ri SARS-CoV-2 (COVID-19), virusit të gripit А dhe B (Influenza A/ Influenza B) dhe virusit sincicial respirator (RSV).

Testi mund të përpunohet menjëherë, që prej shfaqjes së simptomave të para me prenotimin paraprak në numrat e telefonit  ?071/278-529, ?078/218-731, ?071/269-623 и?072/319-850 në laboratorët e mëposhtëm:

– Lagja Taftalixhe në Shkup (lokacioni 1), çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

– Tetovë (lokacioni 3), nga dita e hënë deri të premte nga ora 08.00-14.00, të shtunë nga ora 08.00-13.00.

ÇMIMI: 3000 denarë

Menunë komplete për teste për COVID-19 mund ta shikoni në këtë link.

Laboratori Avicena disponon me menunë më të gjerë të testeve mikrobiologjike dhe molekulare për infeksione respiratorë.