fbpx

HPV (Human Papillomavirus) – Pyetjet më të shpeshta

Çfarë paraqet HPV?

HPV është emër grupi virusesh. Ekzistojnë rreth 150 lloje të HPV (Human papilloma virus) që janë seksualisht – të transmetueshme, që i përfshijnë organet gjenitale tek burrat dhe gratë. Disa lloje të HPV (psh. tip 6, tip 11) shkakëtojnë ndryshime që quhen lytha gjenitale, derisa lloje të tjera, që quhen shumë të rrezikshme (psh. tip 16, tip 18 etj.) mund të shkakëtojnë ndryshime CIN (rritje anormale të qelizave) që çojnë në zhvillim të kancerit në qafën e mitrës.

Si mund të fitoj HPV?

HPV transmetohet me kontakt gjenital, më shpesh nëpërmjet marrëdhënies seksuale vaginale ose anale. Numri më i madh i njerëzve nuk dijnë se e kanë virusin ose se ja transmetojnë partnerit të tyre. Prandaj, më shpesh nuk është e mundur të dihet se kush e ka transmetuar virusin dhe kur ka ndodhur infeksioni.

A ekziston mënyrë tjetër për infektim me HPV?

Ekzistojnë më shumë keqkuptime rreth asaj se si mund të fitohet HPV. Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se prezervativët nuk mundësojnë mbrojtje 100% nga HPV. Sepse virusi gjendet edhe në lëkurën rreth organeve gjenitale, virusi shumë lehtë mund të kalojë nga rajoni gjenital i burrit në vaginën, vulvën ose anusin e gruas.

Si shkakëton HPV kancer në qafën e mitrës?

Virusi i HPV shkakëton rritje anormale të qelizave në qafën e mitrës. Në numër të madh të rasteve, HPV zhduket vetë. Megjithatë kur infeksioni me HPV zgjat një kohë të caktuar, nga qelizat anormale mund të zhvillohet kancer (kancer në qafën e mitrës ose në pjesë të tjera të trupit).

A mund të (parandalohet) pengohet kanceri në qafën e mitrës?

Po. Ekzistojnë teste me të cilat mund të gjenden shenja të hershme, para se të zhvillohen simptomat. Në këtë mënyrë, problemi do të gjendet dhe do të zgjidhet para se të zhvillohet në kancer. Testet e tilla janë PAP-test dhe HPV-test.

Cili është dallimi midis PAP-testit dhe HPV-testit?

Që të dy testet mundësojnë të bëhet skrining për kancer cervikal. Dallimi është në atë që detektojnë gjera të ndryshme. me PAP-testin kërkohen ndryshimet e qelizave që mund të çojnë në kancer. Me HPV-testin kërkohet dhe detektohet virusi i HPV që i shkakëton këto ndryshime.

A do të fitoj kancer në qafën e mitrës nëse kam HPV?

Ato gra që kanë HPV nuk do të zhvillojnë kancer në qafën e mitrës, vetëm nëse i ndjekin këshillat dhe udhëzimet nga gjinekologët e tyre për testim dhe trajtim përkatës. Përderisa keni HPV, gjinekologu Juaj do të rekomandojë kontrolle dhe testime më të shpeshta, me qëllim që të gjenden herët ndryshimet eventuale dhe të njëjtat të trajtohen në mënyrë përkatëse. Prandaj, ndiqini këshillat e Gjinekologut Tuaj.

Përderisa kam HPV, a do të mund të mbetem shtatzënë dhe të lind foshnjë të shëndetshme?

Ekzistimi i HPV nuk e zvogëlon shansin për shtatzëni. Lloji i HPV që keni, nuk do të mund të ndikonte mbi shëndetin e foshnjës së sapolindur. Megjithatë, përderisa keni nevojë për trajtim të qelizave anormale në qafën e mitrës (të shkakëtuara nga HPV), vetë trajtimi mund të ndikojë në shanset për shtatzëni.

Konsultohuni me gjinekologun tuaj në lidhje me këtë. Si mund të bëj HPV – test?

Diagnostikimi i rregullt i HPV është i një rëndësie të madhe dhe është vendimtar për trajtimin e mëtejshëm të pacientit.

Në ISHP Laboratorin Avicena mund ta bëni testin Anyplex II HPV 28  të vetëm multipleks RT-PCR, që mundëson detektim, diferencim dhe kuantifikim të njëkohshëm të 28 llojeve të ndryshme të gjenotipeve HPV (19 me rrezik të lartë dhe 9 me rrezik të ulët), përgjegjëse për kancer cervikal dhe/ose infeksione seksualisht të transmetueshme. 

19 me rrezik të lartë : 16,18,26,31,33,35,39,45,51,52,53,56,58,59,66,68,69,73,82

9 me rrezik të ulët: 6,11,40,42,43,44,54,61,70

Falë teknologjive të vetme DPO® dhe TOCE® ky test kryet në instrumente RT-PCR, për detektim shumë preçiz, diferencim dhe kuantifikim të infeksioneve HPV me rrezik të lartë dhe rrezik të ulët.

Testi i siguron të gjitha informacionet e nevojshme (gjenotip, bashkë-infeksion, rezultat kuantitativ) në lidhje me infeksionin, që të lehtësohet ndjekja klinike e pacientit.