fbpx

Intolerancë ndaj laktozës

Sipas librit The Sensitive Gut (Zorrë të ndjeshme), të botuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Harvard, vlerësohet se „rreth70 përqind e popullatës botërore ka ndonjë lloj problemi me laktozën”

Çfarë është intoleranca ndaj laktozës?

Intoleranca (Mostoleranca) ndaj laktozës paraqet pamundësi ose aftësi të zvogëluar për tretjen e sheqerit të qumështit – laktozës, karbohidrati më i përfaqësuar në qumësht për shkak të mungesës së enzimës intestinale laktazë. Laktaza në mënyrë natyrore gjendjet në zorrën e hollë dhe e tret laktozën në sheqerna më të thjeshta, lehtësisht të tretshme në glukozë dhe galaktozë. Deficiti i laktazës mund të manifestohet në dy mënyra: si sasi e pamjaftueshme e laktazës (hipolaktazë) ose si mungesë komplete e laktazës në zorrë (alaktazë).

Çfarë e shkakton

Për shkak të mungesës së enzimës laktazë, laktoza e patretur gjendet në zorrën e trashë, ku shërben si ushqim për bakteret. Në formë të tillë të patretur laktoza stimulon akumulim të lëngjeve dhe elektroliteve, dhe veprimi i baktereve shkakton çlirim të gazrave (metan, dioksid karboni) që rezulton me fryrje dhe dhimbje abdominale shpesh të shoqëruar me diarre.

Njerëzit ndonjëherë e përziejnë intolerancën ndaj laktozës me alergjinë ndaj qumështit.

Njerëzit ndonjëherë e përziejnë intolerancën e laktozës me alergjinë ndaj qumështit. Megjithatë, alergjitë ndaj qumështit të lopës janë reaksion i sistemit imunitar ndaj proteinave të qumështit, ndërsa intoleranca ndaj laktozës është problem me sistemin digjestiv që shfaqet për shkak të mungesës së enzimës laktazë. Alergji ndaj qumështit më shpesh shfaqen në vitin e parë të jetës, ndërsa intoleranca ndaj laktozës më shpesh shfaqet në moshë të rritur.

Simptoma

Intoleranca ndaj laktozës manifestohet me dhimbje abdominale me shfaqje të fryrjes, parehatisë, me ngërçe, gazra dhe diarre. Këto simptoma më shpesh janë të shoqëruara edhe me lodhje të vazhdueshme, përqendrim të dobët, dhimbje koke etj. Simptomat zakonisht shfaqen 30 minuta deri në 2 orë pas konsumit të ushqimit që përmban laktozë. Intensiteti i simptomave varet nga personi në person dhe gjithashtu varet nga sasia e laktozës së konsumtuar, nivelit të aktivitetit të enzimës laktazë dhe nga lloji i ushqimit të konsumuar që përmban laktozë. Sipas të dhënave statistikore, një nga pesë të rritur dhe fëmijë në Evropën veriore kanë simptoma që janë karakteristike për intolerancën ndaj laktozës.

Diagnoza

Në ISHP Laboratori Avicena punohet testi më bashkëkohor për testim gjenetik të intolerancës ndaj laktozës me metodën e Real-Time PCR.

Testi kryen identifikim të dy polimorfizmave të lokalizuara në nitronin 9 (С/Т13910) dhe 13 (G/A 22018) të gjenit MCM6, që janë të lidhura me perzistencën e aktivitetit të laktazës tek të rriturit dhe fëmijë mbi 5 vjet.

* Mostra e nevojshme: minimumi 1 ml EDTA ose gjak të plotë citrat