fbpx

Markera tumori

Çfarë janë markerat e tumorit?

Markerat e tumorit paraqesin substanca (proteina, enzima, hormone etj) që sekretohen në organizëm si pasojë e përgjigjes së tij gjatë ekzistimit të ndonjë shfaqjeje beninje ose malinje. Matja e tyre dhe identifikimi është i dobishëm për vendosjen e diagnozës, si edhe për ndjekje të progresit/rrjedhës së sëmundjes dhe suksesin nga terapia.

Çfarë tregojnë vlerat e markerave të tumorit?

Gjatë hemoterapisë, terapisë hormonale dhe rrezatuese, lëvizja e vlerave të markerave në gjak mund të përdoret për vlerësim të efektshmërisë së terapisë. Nëse vlerat bien, ajo është tregues se sëmundja jep përgjigje ndaj terapisë. Në të kundërt, vlerat e rritura të markerave të tumorit gjatë kontrolleve shqyrtuese sugjerojnë në shfaqjen e përsësritur të tumorit ose në krijimin e metastazave (dhe atë e bëjnë gjashtë muaj më herët sesa kontrolli rentgen ose kontrolli me ultratingull), me atë strategjia e terapisë duhet të ndryshohet.

Kontroll të disa markerave individualë të tumorit:

AFP (Аlfa – fetoproteinë)

Niveli i alfa-fetoproteinës në serum shërben si marker për karcinom hepatocelular dhe tumor metastatik të mëlçisë, si edhe për vlerësim të rrezikut për shfaqje të defekteve tek fryti (defekte në tubin neural, Sindrom Down).

BR – MA (CA 15-3) (“cancer antigen”- kancer antigjen 15-3)

Ky marker, ka rëndësinë më të madhe në kontroll gjatë sëmundjes tek pacientet me neoplazma malinje në gji. Lartësia e vlerave të markerit në masë të madhe varet nga aktiviteti i sëmundjes dhe mund të përdoret në diferencimin – qëllime diagnostike gjatë sëmundjes së gjinjve tek gratë. Gjatë përcaktimit të përbashkët të CA 15-3 dhe CEA me siguri prej 80% zbulohet metastaza e kancerit të gjirit.

GI – MA (CA 19 – 9)

Ky marker ka rëndësi para së gjithash tek tumoret e pankreasit dhe rrugët e fshikëzës së tëmthit. Tumore që në mënyrë të shpeshtë mund të japin vlera të rritura të CA 19-9 janë: malinjitete të pankreasit, kancer në rrugët e tëmthit, kancer në stomak dhe në zorrën e trashë.

OM – MA (CA 125)

CA 125 në rradhë të parë ka rëndësi si marker tumori për detektim të neoplazmave malinje në vezore.Sëmundje të tjera që mund të japin vlera të rritura të CA 125 janë: ciroza e mëlçisë, pankreatitis akut (inflamacion të pankreasit), olecistitis akut (inflamacion të fshikëzës së tëmthit) dhe sëmundje të tjera beninje gjinekologjike ose inflamacione.

CA 72-4

Marker tumori për kancer të stomakut, specificiteti i të cilit është më i madh se 95%. Vlerat e këtij markeri në serum i përshtaten nivelit të sëmundjes. Sa më i përparuar të jetë niveli i sëmundjes, aq më të larta janë edhe vlerat e serumit të CA 72-4.

Proteinë S 100

S – 100 ka rëndësi parashikuese dhe vlerë diagnostike tek pacientë me melanomë malinje.

СЕА (carcino-embryonic antigen; antigjen karcino-embrional)

Marker – tumori jospecifik që përcaktohet në kombinim me markera specifike tumori për ndjekje dhe parashikim tek të sëmurit nga lloje të ndryshme të kancerit, veçanërisht nga kanceri kolorektal. Përcaktimi i vlerave të CEA luan rol më të rëndësishëm tek neoplazmat / kancer në zorrën e trashë, ku lartësia e vlerave në mënyrë direkte varet nga shkalla e tumorit.

PAP (acid fosfateze prostatik) dhe PSA (antigjen specifik prostate)

PAP, së bashku me PSA janë markera për ndjekje të sëmurëve nga kanceri i prostatës. Për njohjen e hershme të kancerit në prostatë përkrah kontrollit klinik është e rëndësishme që të përcaktohen markerat që do ta dëshmojnë ekzistimin e sëmundjes. PSA total/i përgjithshëm, acidi i fosfatazës dhe PAP (acidi i fosfatazës prostatike) janë markerat më të rëndësishëm për zbulimin e hershëm të kancerit në prostatë.

HE-4 (human epididymal protein 4, НЕ-4 + СА-125 (ROMA INDEX)

HE-4 (human epididymal protein 4) – (proteina e epididimisit njerëzor 4) është biomarker serumi, përqendrimi i të cilit zmadhohet në mënyrë të konsiderueshme tek pacientë me kancer epitelial ovarial dhe ka ndjeshmëri dhe specificitet më të madh se markeri СА-125. Përdoret si ndihmë në diagnostikimin, si edhe në ndjekjen e përgjigjes së terapisë tek pacientë me kancer ovarial.

Kur kombinohet së bashku me markerin СА-125, në masë të madhe zmadhohet edhe ndjeshmëria dhe specificiteti i vetë markerit СА-125.

Kombinimi i  НЕ-4 + СА-125 (ROMA INDEX) paraqet vegël të re për diagnostikim diferencial në përcaktimin nëse masa e tumorit në legenin e vogël është beninje ose malinje, si tek gratë në periudhën para menopauzës ashtu edhe tek granë në post-menopauzë dhe mundëson shtresim të rrezikut dhe drejtim për trajtimin e mëtejshëm.

ALGORITMI  ROMA  për përllogaritjen e rrezikut nga kanceri epitelial ovarial përdoret për shtresim të pacienteve në grupe me rrezik të lartë ose të ulët.

Gra në periudhën para menopauzës

ROMA > 12.5 % = rrezik i lartë për kancer epitelial ovarial

ROMA ≤ 12.5 % = rrezik i ulët për kancer epitelial ovarial

Gra në post-menopauzë

ROMA > 14.3 % = rrezik i lartë për kancer epitelial ovarial

ROMA ≤ 14.3 % = rrezik i ulët për kancer epitelial ovarial