fbpx

Vera – periudha e aventurave, por edhe e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Sëmundje seksualisht të transmetueshme

Ekzistojnë më shumë se 30 baktere të ndryshme (Chlamidia trachomatis, Ureaplasma urealiticum, Micoplasma hominis), viruse (HPV, HSV, HIV, hepatitis B dhe C) dhe parazitë (Sarcoptes scabiei, Phthirius pubis) që transmetohen në kontakt seksual. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të rëndësishme dhe për shkak të asaj që janë shumë të shpeshta dhe të përfaqësuara dhe për shkak të pasojave të mundshme që i shkakëtojnë (papjellori, shtatëzani jashtë mitrale, ndikim negativ mbi shtatëzaninë, sëmundje ose vdekje të frytit..)

Human papillomavirus (HPV)

Sot janë të njohura më shumë se 150 lloje të HPV, dhe rreth 40 prej tyre shkakëtojnë ndryshime në organet gjenitale. Më shpesh infeksioni HPV shfaqet në mënyrë spontane si pasojë e përgjigjes imunologjike të personit të infektuar (tek rreth 90% e rasteve pas dy viteve nga infeksioni). Infeksionet gjenitale të shkakëtuara nga HPV mund të manifestohen në mënyra të ndryshme. Ndryshimet më të shpeshta të dukshme manifestohen si kondiloma të mprehta ose të rrafshta. Ekzistojnë edhe ndryshime të padukshme, që mund të detektohen vetëm me teknika të veçanta të zmadhimit dhe ngjyrosjes. Ato janë të ashtuquajturat neoplazma intraepitele (gjendje paramalinje) në qafë e mitrës, vaginës, vulvës, penisit, skrotumit dhe anusit. Këto ndryshime më shpesh manifestohen pa asnjë lloj simptome. Infeksioni HPV i pamjekuar kronik perzistent tek gratë mund të çojë në zhvillim të kancerit në qafën e mitrës, vaginës dhe vulvës, dhe tek burrat në penis.

Diagnostifikimi i rregullt i HPV është i një rëndësie të madhe dhe është vendimtare gjatë vendosjes së terapisë përkatëse. Laboratori Avicena ofron skrining dhe gjenotipizim të deri 12 llojeve shumë të rrezikshme të HPV.

Chlamidia trachomatis

Chlamidia trachomatis është bakteria më e shpeshtë seksualisht e transmetueshme. Transmetohet nëpërmjet marrëdhënies seksuale, gjatë lindjes nga nëna tek foshnja, dhe mund të transmetohet edhe nëpërmjet sekretit të syrit. Mundësia për transmetim të infeksionit pas marrëdhënies seksuale me person të infektuar është 20 – 50%. Simptomat që mund të shfaqen janë sekret mokoze dhe qelbi të vaginës, urinim të vështirësuar, marrëdhënie seksuale të pakëndshme dhe të dhimbshme, gjakderdhje vaginale, dhimbje në pjesët e poshtme të abdomenit, konjuktivitis. Duke u zgjeruar nga qafa e mitrës, bakteria mund të arrijë deri në vezoret dhe të shkakëtojë mbyllje të kanaleve që mund të manifestohet me shtatëzani të rrezikshme ose pa pjellori.

Brisi cervikal tek gratë dhe bris nga uretra tek burrat janë themelet e diagnostikës.

Herpes Simpley virus (HSV)

Ekzistojnë dy lloje të viruseve HSV: HSV tip 1 dhe HSV tip 2. Shkakëtar i herpesit gjenital është në 90% nga rastet e virusit HSV tip 2, që është virus i ngjashëm virusin HSV tip 1, që shkakëton para së gjithash, herpes të buzë (herpes labialis) ose e ashtuquajtur ethet e buzës. Por në 10% të rasteve, virusi HSV tip është shkakëtar për herpesin gjenital. Me shfaqjen e parë të sëmundjes (infeksioni primar me virusin HSV), virusi vendoset në gangliat nervore të pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore, ku mund të mbetet i fshehur më shumë muaj, dhe deri edhe më shumë vite. E shpeshtë është edhe shfaqja e ridivizmave (përsëritje) të sëmundjes, domethënë shfaqje të përsëritur të simptomave (infeksion dytësor me virusin). Recidivi mund të jetë i provokuar nga stresi i fortë, por edhe nga gjendje të tjera emocionale, nga mundim fizik, nga lodhje e fortë dhe pagjumësi të gjatë, nga menstruacioni, ekspozim në diell, ftohje e shoqëruar, imunitet i dobësuar.

Që të dy llojet e viruseve Herpes mund të shkakëtojnë ndryshime të lëkurës në pjesën e vaginës, në penis, në pjesën rreth hapjes anale, në mollaqet dhe kofshët. Ndonjëherë ndryshimet e lëkurës shfaqen dhe në pjesë të tjera të trupit, ku virusi nëpërmjet lëkurës së dëmtuar ka hyrë në trup.

Shëndeti seksual është pjesë e rëndësishme e jetës së njeriut dhe si e tillë ka ndikim të madh mbi shëndetin tonë si gjithësi. Organizata Shëndetësore Botërore e definonte shëndetin seksual si “bashkim i aspekteve trupore, emocionale, intelektuale dhe sociale tek personi seksual aktiv, në mënyrë në të cilën e pasuron dhe thekson individualitet, spiritualitet, komunikimi dhe dashuria”. Kujdesi për shëndetin tuaj përfshin edhe kujdes për shëndetin seksual.

Laboratori Avicena ju ofron teste më bashkëkohore, të shpejta dhe preçize për skrining dhe detektim të të gjitha sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.