fbpx

ÇMIME TË ZBRITURA TË TESTEVE PËR COVID-19

Duke filluar nga data 17.06.2021 Laboratori Avicena për klientët e saj aplikon çmime të reja më të ulëta të testeve për COVID-19:

Test molekular PCR për COVID-19 për një person – 2000 denarë

Test molekular PCR për COVID-19 për dy persona – 1800 denarë (çmimi për person)

Test molekular PCR për COVID-19 për më shumë se dy persona – 1600 denarë  (çmimi për person)

Test ultra i shpejtë PCR për COVID-19 për një person 4500 denarë – rezultate për vetëm një orë (çmimi për person)

Test ultra i shpejtë PCR për COVID-19 për dy persona 4000 denarë – rezultate për vetëm një orë (çmimi për person)

Rezultatet lëshohen të njëjtën ditë me përkthim pa pagesë në gjuhën angleze, dhe testet punohen çdo ditë të javës, respektivisht nga dita e hënë deri ditën e shtunë nga ora 7.00 deri në orën 19.00 dhe ditën e diele nga ora 08.00 deri në orën 13.00 në laboratorin në lagjen Taftalixhe në Shkup, si edhe në laboratorin në Tetovë çdo ditë pune nga ora 7.00 deri në orën 14.00 dhe ditën e shtunë nga ora 08.00 deri në orën 14.00.

Me çdo test të kryer molekular PCR për COVID-19 deri më datën 04.07.2021 në Laboratorin Avicena mundësohet edhe test falas për përcaktimin e antitrupave neutralizuese IgG ndaj SARS-CoV-2 (antitrupa ndaj proteinës s-spike). Ky është test shumë i ndjeshëm që jep informacion për përgjigjen imunitare të organizimit pas kontaktit me virusin, respektivisht pas kryerjes së vaksinimit.

Laboratori Avicena është laboratori specialistik diagnostikues më i madh në vend me më shumë se 120 të punësuar dhe me mbi 16 vjet përvojë dhe paraqet një nga laboratorët e parë në vend që posedon Certifikatën ndërkombëtare për akreditim për cilësi dhe kompetencë të laboratorëve mjekësore, në pajtueshmëri me standardin MKC EN ISO 15189:2013. Kjo certifikatë përshtatet me kërkesat ndërkombëtare dhe me protokollet për udhëtim në vende të ndryshme, me çka rezultatet për COVID-19 të lëshuara nga Laboratori Avicena janë të vlefshme dhe i plotësojnë kushtet për udhëtim jashtë shteti.