fbpx

LABORATORI AVICENA ËSHTË LABORATORI I PARË QË BËHET PJESË E RRJETIT TË PARTNERËVE TË BESUESHËM TË

Me kënaqësi ju njoftojmë që Laboratori Avicena realizoi bashkëpunim me CommonPass për lëshimin e shpejtë dhe të sigurt të certifikatave për udhëtim nga testimet COVID-19. Pas bashkëpunimit të realizuar me Ministrinë e Shëndetësisë, Laboratori Avicena është laboratori i parë që bëhet pjesë e rrjetit të partnerëve të besueshëm të CommonPass.

Duke filluar nga data 22.6.2021, certifikatat laboratorike të lëshuara për udhëtim nga Laboratori Avicena do të jenë të disponueshme në:
• version të printuar origjinal
• nëpërmjet postës elektronike (email)
• bëhen të disponueshme edhe nëpërmjet aplikacionit mobil të CommonPass

CommonPass mundëson që ta dokumentoni dhe ta ruani statusin tuaj COVID-19 me qëllim që të mund të udhëtoni në shtete të tjera dhe tu përgjigjeni kërkesave të pikave të kalimit kufitar të shteteve të tjera, njëkohësisht duke e ruajtur privatësinë tuaj.
Platforma e CommonPass e vërteton kohën e marrjes së mostër në Laboratorin Avicena, rezultatin e testimit, nëse rezultatet laboratorike të personit janë të besueshme dhe nëse i përmbajnë kërkesat për skrining shëndetësor të vendit të destinacionit.


CommonTrust Network është e themeluar nga The Commons Project Foundation dhe nga Forumi botëror i ekonomisë dhe paraqet rrjet global të organizatave publike dhe private që punojnë me qëllim t’u mundësojnë njerëzve qasje digjitale tek të dhënat e tyre shëndetësore nëpërmjet përdorimit të standardeve interoperabile dhe lehtësisht të kontrollueshme. Rrjeti CommonTrust, gjithashtu është edhe regjistër global i laboratorëve të besueshëm, burim i vaksinave dhe të dhënave shëndetësore.


CommonPass do t’i lëshohet çdo pacienti që do të kryejë testim për COVID-19 në Laboratorin Avicena pa kompensim.
Aplikacioni është i disponueshëm për shkarkim në: