Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Laboratori Avicena ka marrë certifikatat INSTAND të disa kategorive, si pjesë e kontrollit të jashtëm të rregullt të cilësisë në nëntor:
Mikroskopi parazitësh
Bakteriologjia
Serologjia e infeksioneve
Programet e kontrollit të jashtëm për funksionimin dhe performancën e një laboratori janë pranuar në mbarë botën si një mjet i nevojshëm për vlerësim objektiv. Kjo siguron kontroll dhe siguri shtesë në saktësinë e analizave dhe rezultateve të publikuara.
Këto certifikata konfirmojnë edhe një herë se të gjitha testet e kryera në Laboratorin Avicena janë të sakta, precize dhe cilësore, të kontrolluara dhe të certifikuara nga instituti i njohur gjerman INSTAND.
Certifikatat mund t’i shikoni në galerinë e mëposhtme.


