fbpx

Departamenti i Mikrobiologjisë në Laboratorin Avicena ka marrë certifikata për rezultate të sakta dhe precize në disa kategori

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Laboratori Avicena ka marrë certifikatat INSTAND të disa kategorive, si pjesë e kontrollit të jashtëm të rregullt të cilësisë në nëntor:
Mikroskopi parazitësh
Bakteriologjia
Serologjia e infeksioneve

Programet e kontrollit të jashtëm për funksionimin dhe performancën e një laboratori janë pranuar në mbarë botën si një mjet i nevojshëm për vlerësim objektiv. Kjo siguron kontroll dhe siguri shtesë në saktësinë e analizave dhe rezultateve të publikuara.

Këto certifikata konfirmojnë edhe një herë se të gjitha testet e kryera në Laboratorin Avicena janë të sakta, precize dhe cilësore, të kontrolluara dhe të certifikuara nga instituti i njohur gjerman INSTAND.

Certifikatat mund t’i shikoni në galerinë e mëposhtme.