fbpx

Testi për antitrupat neutralizuese IgG ndaj SARS-CoV-2 nga prodhuesi SIEMENS – zbulim i përgjigjes specifike imunitare pas vaksinimit

Na paraqet kënaqësi që t’ju informojmë se në Laboratorin Avicena është i disponueshëm test për kontrollin e antitrupave IgG ndaj virusit SARS-CoV-2, nga prodhuesi me renome SIEMENS që krijohen si përgjigje pas vaksinimit të kryer.

Virusi SARS-CoV-2 zakonisht stimulon përgjigje imunitare me krijimin e shumë antitrupave që veprojnë si ushtri që të ndihmojnë në luftën kundër virusit dhe këto antitrupa krijohen edhe pas kalimit të sëmundjes edhe pas vaksinimit të kryer.

Me zbatimin e procesit të vaksinimit që ndodh në botë edhe tek ne, shfaqet nevoja për vlerësimin e përgjigjes imunitare të personave që kanë pranuar vaksinën kundër SARS-CoV-2. Numri më i lartë i vaksinave e përmbajnë proteinën me fëndyell (spike-S) të virusit dhe stimulojnë prodhim të antitrupave të ashtuquajtura “neutralizuese”, që duhet ta mbrojnë organizmin nga infeksioni. Ajo do të thotë se këto antitrupa mund ta bllokojnë virusin dhe në atë mënyrë e pengojnë infeksionin.

Testi për antitrupat IgG neutralizues të SARS-CoV-2, Laboratori Avicena në mënyrë të dëshmuar i mat pikërisht këto antitrupa neutralizues (ndaj fragmentit „S-RBD” të virusit) dhe jep informacion për përqendrimin e tyre të saktë (kuantitative). Këto antitrupa janë ato që mundësojnë mbrojtje të organizmit nga infektimi.

Testi kryhet me analizues imunitar automatik, ka specifikë jashtëzakonisht të lartë prej 99,9% dhe ka korrelacion të dëshmuar të fuqishëm me testet klasike për neutralizimin e virusit.

✅ Çmimi i testit: 1200 denarë

✅ Testet kryhen pa prenotim, në të gjitha tre laboratorët:

LOKACIONI 1, Taftalixhe

Bul. 8-mi Septemvri nr. 2, lok. 1, 1000 Shkup

? Të hënë – Të premte: 07:00-19:30

? Të shtunë: 07:00-14:00 

LOKACIONI 2, Aerodrom

Bul. Jane Sandanski nr. 48, 1000 Shkup

? Të hënë – Të premte: 07:00 – 14:00

? Të shtunë: 08:00 – 14:00

LOKACIONI 3, Tetovë

rr. Blagoja Toska nr. 222, 1200 Tetovë

? Të hënë – Të premte: 07:00-14:00

? Të shtunë: 08:00 – 14:00