1. Bëni testin COVID-19 në një Avicena
- Zgjidhni laborator që është në pajtueshmëri dhe e ndjek standardin CommonPass
- Ruajeni njoftimin për rezultatin e fituar nga testimi.
2. Shkarkoni aplikacionin CommonPass në celularin tuaj
3. Kushtet e përdorimit
Kliko “Pranoj” për të vazhduar më tutje. Nëse zgjedhet opsioni “Nuk pajtohem” nuk mund të krijohet CommonPass.
4. Inico krijim të Çertifikatës CommonPass
Pas pranimit të kushteve të përdorimit, aplikacioni të dërgon në bllokun Shtëpi (Home screen). Prej këtu, mund të krijosh një çertifikatë të re CommonPass ose t’i përdorësh çertifikatat ekzistuese.
- Për të filluar procesin e krijimit të çertifikatës CommonPass, zgjidhni ikonën me shenjën “+” (këndi djathtas lart).
- Ikonat në pjesën e poshtme të ekranit i shfaqin çertifikatat sipat tipit
5. Zgjidhni arsye për CommonPass
Në pyetjen “Pse keni nevojë për Çertifikatë CommonPass?”, ju duhet të zgjidhni opsionin varësisht nga nevoja (p.sh., opsioni fluturim ajror).
6. Shkarkoni rezultatet e testit të marra në Avicena
Skenoni kodin QR nga rezultatet e testit
7. CommonPass juaj u krijua me sukses!
Nëse testi juaj COVID-19 është negativ, krijohet Çertifikata Digjitale CommonPass.
8. Krijo Çertifikata Digjitale CommonPass për të gjithë familjen
Aplikacioni mobil ka mundësi për të krijuar çertifikata digjitale për më shumë persona.
Shembull i një rezultati nga një test COVID-19 i kryer në laborator: