fbpx

TESTE PËR UDHËTIM

REZULTATET E LËSHUARA NGA LABORATORI AVICENA JANË TË VLEFSHME DHE TË NJOHURA PËR UDHËTIM JASHTË SHTETI

Laboratori Avicena është ndër laboratorët e parë në vend që posedon Certifikatën ndërkombëtare për akreditim dhe kompetencë të laboratorëve mjekësorë, në pajtueshmëri me standardin MKC EN ISO 15189:2013.

Kjo certifikatë përshtatet me kërkesat dhe protokollet ndërkombëtare për udhëtim në vende të ndryshme, me çka rezultatet për  COVID-19 të lëshuara nga Laboratori Avicena janë të vlefshme dhe i plotësojnë kushtet për udhëtim jashtë shteti. Rezultatet nga COVID-19 lëshohen pa pagesë dhe në gjuhën angleze.

Në çdo rast, informohuni nga institucionet kompetente në vendin ku duhet të udhëtoni, për ndryshime eventuale në kushtet për kalimin e kufirit.

TESTE PËR UDHËTIM TË DISPONUESHME NË LABORATORIN AVICENA:

Test molekular PCR për COVID-19 për një person - 2000 denarë

Test molekular PCR për COVID-19 për dy persona - 1800 denarë (çmimi për një person)

Test molekular PCR për COVID-19 për më shumë se dy persona - 1600 denarë (çmimi për një person)

Test ultra i shpejtë PCR për COVID-19 për një person - 4500 denarë – rezultate për vetëm një orë (çmimi për një person)

Test ultra i shpejtë PCR për COVID-19 për dy persona - 4000 denarë - rezultate për vetëm një orë (çmimi për një person)

Test i shpejtë antigjen për COVID-19 - 900 denarë – rezultate për 30 minuta (çmimi për një person)

? Rezultatet lëshohen të njëjtën ditë me përkthim pa pagesë në gjuhën angleze, dhe certifikatë për udhëtim nga CommonPass. Testet PCR përpunohen çdo ditë të javës, respektivisht nga dita e hënë deri ditën e shtunë nga ora 7.00 deri në orën 19.00 dhe të dielë nga ora 08.00 deri në orën 13.00 në laboratorin në lagjen Taftalixhe në Shkup, si edhe në laboratorin në Tetovë çdo ditë pune nga ora 7.00 deri në orën 14.00 dhe të shtunë nga ora 07.30 deri në orën 13.00. Testet e shpejta antigjen përpunohen në laboratorin në lagjen Taftalixhe dhe në Tetovë, në të njëjtat terminë.