По - Пт: 07:00 - 19:30 / Саб: 07:00 - 14:00
Roli themelor i laboratorëve klinikë në këtë pandemi nuk është vetëm në testimet për detektim të vetë virusit, por edhe në çdo fazë të sëmundjes.
Ndjekje biokimike të pacientëve me COVID-19, nëpërmjet testimit diagnostikues in vitro është kyçe për vlerësimin e seriozitetit dhe progresionin e sëmundjes, si edhe për ndjekjen e trajtimit. Teste të caktuara laboratorike janë të lidhura me progresionin e papërshtatshëm të COVID-19, duke siguruar në mënyrë potenciale informacione të rëndësishme parashikuese.
Më poshtë është përfshirë lista e rekomanduar për testim të themeluar mbi literaturën aktuale (International Federation of Clinical laboratories IFCC) së bashku me anormalitetet kryesore laboratorike, tek pacientët e rritur me COVID-19.
Përveç testeve më të shpeshta laboratorike rutinë, dëshmitë e reja sugjerojnë se pacientët me COVID-19 të rëndë mund të jenë të ekspozuar në rrezikun e sindromit të stuhisë së citokinave.
Testet për citokina, veçanërisht testi IL-6, duhet të përdoret ku është e mundur që të vlerësohet gjendja tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19.
ANALIZA LABORATORIKE |
DEVIJIMET më të shpeshta tek COVID-19 |
Analiza komplete e gjakut |
Numri i zmadhuar i neutrofileve (leukocitozë me neutrofili) Numër i zvogëluar i limfociteve Hemoglobinë e zvogëluar Numër i zvogëluar i trombociteve |
CRP (proteinë C-reaktive) |
Zmadhim – marker për inflamacion |
ASAT, ALAT |
Zmadhim – enzima për funksionin e mëlçisë |
LDH |
Zmadhim – marker për mëlçinë ose kapjen multiorganike |
Urea, Kreatininë |
Zmadhim – markera për funksionin e veshkave |
Bilirubinë e përgjithshme |
Zmadhim – prekje e funksionit të mëlçisë |
Albuminë |
Zvogëlim– prekje e funksionit të mëlçisë |
D-dimer |
Zmadhim – shenjë për aktivizimin e sistemit për koagulim |
PT, aPTT |
Zmadhim – shenjë për aktivizimin e sistemit për koagulim |
CRP |
Zmadhim – marker për inflamacion |
Ferritin |
Zmadhim – marker për inflamacion |
Interleukin 6 (IL-6) |
Zmadhim – marker për inflamacion, parashikues i stuhisë së citokinave |
Troponina e zemrës, CK-MB |
Zmadhim – marker për dëmtimin e muskulit të zemrës |
Analizat e gazrave |
Për vlerësimin e oksigjenimit dhe përshtatjes së ventilimit |
Shënim i rëndësishëm: Çdo rezultat laboratorik duhet të interpretohet në përputhje me pamjen klinike dhe gjetjen (rezultatet) nga metodat e tjera diagnostike.
Konsultohuni në mënyrë të obligueshme me mjekun tuaj në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore, me interpretimin e rezultateve, simptomat dhe trajtimin.
Pacientët me COVID-19 mund t’i bëjnë të gjitha analizat e nevojshme laboratorike gjatë mjekimit, në pjesën për COVID-19 që është e veçuar nga pjesa tjetër e laboratorit. Analizat kryhen vetëm me prenotimin paraprak në:
071/278-529 078/218-731 071/269-623 072/319-850 |
Ky shërbim është i disponueshëm në këta laboratorë:
– Lagja Taftalixhe në Shkup (lokacioni 1), çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 07.00 deri në orën 14.00
– Tetovë (lokacioni 3), nga dita e hënë deri të premte nga ora 07.00-14.00, të shtunë nga ora 07.30-13.00.