CommonPass mundëson dokumentimin e statusit tuaj COVID-19 me qëllim që të mund të udhëtoni në vende të tjera dhe t’u përgjigjeni kërkesave të kalimeve kufitare të shteteve tjera, por duke ruajtur privatësinë tuaj.
Me CommonPass në mënyrë të thjeshtë mund t’i shkarkoni rezultatet e testit të COVID-19 (së shpejti edhe çertifikatat e vaksinimeve), dhe të tregoni statusin tuaj shëndetësor në hyrje të një shteti tjetër pa zbuluar informacione të tjera për shëndetin personal.
Çertifikata CommonPass është dëshmi digjitale se një person:
- është i vaksinuar kundër COVID-19, ose
- ka rezultat negativ nga një test i kryer
Çertifikata CommonPass është:
- në formë digjitale dhe/ose formë të shtypur
- me kod QR
- falas
- në gjuhën angleze
- mënyrë e sigurt
CommonPass është dizajnuar që të mbrojë privatësinë e të dhënave dhe t’i plotësojë kushtet e Rregulloreve për privatësi të të dhënave duke iu përmbajtur parimeve vijuese të privatësisë:
-Të dhënat ruhen ose shpërndahen vetëm duke konfirmuar pëlqimin paraprakisht.
-Përdoret sasi minimale e të dhënave personale për çfarëdo lloj procedure.
-Të dhënat personale shëndetësore ruhen vetëm tek burimi i të dhënave ose tek telefoni i përdoruesit.
-Të dhënat ruhen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme dhe asnjëherë nuk përdoren për ndonjë qëllim tjetër.
Momentalisht, rezultatet e testeve të COVID-19 shpeshherë prezentohen në letër të shtypur ose fotografi nga laboratorë të panjohur, të shkruara në gjuhë të huaja për ata që i verifikojnë. Nuk ka ndonjë format standard ose sistem çertifikimi të rezultateve laboratorike. Përveç kësaj, evidentimi i vaksinimit në përgjithësi bëhet me kartela të letrës që munden lehtë të falsifikohen. Pasi që vendet në përgjithësi po punojnë në zbutjen e kufizimeve nëpër kalimet kufitare dhe zbutjen e kërkesave për karantinim, u duhet model më i sigurt për verifikimin e statusit shëndetësor të udhëtarëve që vijnë. The Commons Project Foundation dhe Forumi Ekonomik Botëror po bashkëpunojnë për të krijuar një rrjet global të ofruesve të testimeve, ofruesve të vaksinave dhe regjistre të shëndetit publik, si pjesë e përpjekjeve që të bëhet lidhja e botës në mënyrë të sigurt.
Përmbajtja është marrë nga https://commonpass.mk/mk