LABORATORI AVICENA FITOI ÇMIM PËR FILANTROPI KORPORATIVE

Më datën 4.11.2021 në Qendrën Edukative M6, u mbajt ndarja solemne e çmimeve OKO për vitin 2019 dhe 2020 në Laboratori Avicena është fitues i Çmimit për Filantropi OKO për vitin 2019 në kategorinë sipërmarrja e mesme për kontribut të veçantë ndaj zhvillimit të filantropisë korporatave në Maqedoni.

Qëllimi i Çmimeve për Filantropi OKO është që të njihen dhe të theksohen publikisht kompanitë, shoqatat dhe fondacionet, qytetarë dhe mediumet që në mënyrë jo egoiste, në mënyrë afatgjate dhe në mënyrë strategjike e ndihmojnë dhe mbështesin zhvillimin e komunitetit dhe ta promovojë dhe stimulojë zhvillimin e filantropisë, kulturës dhe dhurimit dhe kthimit mbrapa në komunitet.

Çmimet për filantropi OKO i ndan HORUS Macedonia, dhe realizohen në kuadër të projektit SIGN Up for Impact (SUfI) rrejt i implementuar i fondacioneve lokale në Ballkanin Perëndimor, dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, Fondi Ballkanik për Demokraci, Rrjeti Ballkanik për zhvillimin e shoqërisë qytetare dhe Agjencia Suedeze për zhvillim ndërkombëtar.