Prezantojmë furçën Evalyn, një tjetër opsion i përshtatshëm, për testimin e virusit HPV (Human Papillomavirus) për herë të parë në vendin tonë. Evalyn është furça revolucionare e marrjes së mostrave për testin HPV, në shtëpi, pa vizituar gjinekologun. Për të gjitha gratë, vajzat, zonjat që duan të shmangin shqetësimin e një ekzaminimi te gjinekologu, që duan të testohen menjëherë, por nuk kanë kohë të caktojnë një takim me gjinekologun e tyre apo për ndonjë arsye tjetër.
Furça Evalyn është krijuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e grave, është e lehtë dhe e sigurt për t’u përdorur. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të vizitoni laboratorin tonë më të afërt, të merrni kompletin Evalyn, të merrni vetë një kampion duke ndjekur udhëzimet dhe brenda 24 orëve nga marrja e kampionit, ta çoni në Laboratorin e Avicenës për përpunim.
Me një test HPV, ju mund të parandaloni kancerin e qafës së mitrës në një fazë të hershme, të kryeni gjenotipizimin dhe të zbuloni 19 lloje të mundshme të rrezikut të lartë dhe 9 lloje të rrezikut të ulët të HPV-së dhe të kërkoni trajtim në kohë.
Furça Evaline është vërtetuar në shumë studime dhe programe të ndryshme depistuese. Përdoret në 53 vende të botës, tani e tutje për herë të parë në vendin tonë, i disponueshëm në Laboratorin Avicena. Falë dizajnit unik të furçës, kampionimi i mjaftueshëm dhe i saktë i materialit qelizor është i garantuar për të përpunuar kampionin me aq efikasitet (99.8%) sa një kampion i marrë nga një mjek/gjinekolog.
Papillomavirusi i njeriut (HPV) është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm dhe shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës tek gratë. Infeksionet HPV janë shpesh asimptomatike dhe mund të qëndrojnë “të heshtura” për shumë vite përpara se të fillojnë të shfaqen me ndonjë simptomë. Kjo është veçanërisht e rrezikshme sepse, pa pasur simptoma, mund të ndodhin ndryshime në qelizat e qafës së mitrës, të cilat mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës. Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen dhe për të zbuluar herët kancerin e qafës së mitrës është kontrolli i rregullt për virusin HPV.
Lexoni më shumë rreth furçës Evalyn këtu.