fbpx

Udhëzime për përdorim Evalyn Brush

Si duket Evalyn®Brush?

Evalyn®Brush është një furçë vetë-mostrimi, afërsisht 18 cm e gjatë, e përbërë nga një cilindër i tejdukshëm me krahë dhe një kapak. Brenda cilindrit të pastër është një piston rozë që përfundon në një furçë të bardhë mostrimi. Fundi i furçës mund të hapet dhe mbyllet me një kapak rozë.

Udhëzime për vetë-mostrim

Evalyn®Brush është një pajisje mjekësore sterile që ju lejon të merrni një mostër në shtëpi. Duke përdorur furçën Evalyn®Brush, mund të merrni thjesht dhe pa dhimbje materialin e qelizave vagjinale që analizohet më tej në një laborator diagnostik.

  1. Lani duart tërësisht përpara përdorimit.
  2. Hiqeni furçën Evalyn®Brush nga paketimi. Mos e hidhni paketimin, pasi është e nevojshme për të dërguar mostrën në laborator.
  3. Shtypni anët e kapakut rozë me gishtin e madh dhe tregues për të hequr kapakun. Kini kujdes që të mos prekni me duar pjesën e sipërme të bardhë të furçës (mbi krahët)!
  4. Merrni një qëndrim të rehatshëm dhe një pozicion në këmbë njësoj sikur futni një tampon vaginal.
  5. Hapni buzët e turpshme me njërën dorë dhe me tjetrën futeni furçën në vagjinë derisa krahët të prekin buzët.
  6. Mbajeni cilindrin e tejdukshëm me njërën dorë dhe shtyjeni pistonin rozë nga brenda me dorën tjetër. Do të dëgjoni një “klik” kur furça të jetë në pozicionin e duhur.
  7. Rrotulloni pistonin rozë pesë herë në të njëjtin drejtim. Do të dëgjoni një tingull “klik” pas çdo rrotullimi. Kjo do t’ju ndihmojë të numëroni rrotullimet. Pasi të keni bërë të 5 rrotullimet, hiqni me kujdes furçën Evalyn®Brush nga vagjina.
  8. Mbajeni cilindrin e tejdukshëm me njërën dorë dhe tërhiqni pistonin rozë me dorën tjetër derisa furça e bardhë të jetë plotësisht brenda cilindrit të tejdukshëm. Përderisa e bëni këtë, mos prekni majën e furçës mbi krahët.
  9. Mbajeni cilindrin e tejdukshëm në mënyrë që furça të mos dalë përsëri. Vendosni kapakun rozë me gishtin e madh dhe tregues. Do të dëgjoni një “klik” kur kapaku të jetë në pozicionin e duhur.
  10. Furçën e mbyllur Evalyn®Brush në këtë mënyrë, kthejeni në paketimin e vet.
  11. Vendoseni paketimin së bashku me Evalyn®Brush në qesen që keni brenda kompletit.
  12. Shkruani të dhënat tuaja personale në deklaratë/formular dhe ta çojeni mostrën në laborator.* Koha nga marrja e mostrës deri në dërgimin e saj në laborator nuk duhet të jetë më e gjatë se 24 orë.

VINI RE:

• Mos e përdorni Evalyn®Brush nëse paketimi është i dëmtuar ose nëse ka kaluar afati i përdorimit

• Mos e përdorni furçën Evalyn®Brush gjatë ciklit menstrual.

• Mos e përdorni Evalyn®Brush gjatë shtatzënisë ose në tre muajt e parë pas përfundimit të shtatzënisë.

• Mos përdorni produkte vaginale për të paktën dy ditë para se të përdorni Evalyn®Brush.

• Kontraceptivët vagjinalë, prezervativët dhe lubrifikantët me bazë uji zakonisht mund të përdoren.

• Evalyn®Brush është vetëm për përdorim të njëhershëm.

• Ripërdorimi mund të rezultojë në infeksion dhe/ose diagnozë të gabuar.

Udhëzime për përdorim Evalyn Brush – ALB.

Video tutorial:

SILLNI MOSTRËN NË NJË NGA LOKACIONET E MËPOSHTME:

LOKACIONI 1

LAGJA TAFTALIXHE

Bul. “8 Shtatori” nr. 2, lok. 1, 1000 Shkup email: lab@avicenalab.com.mk

LOKACIONI 2

LAGJA AERODROM

Bul. “Jane Sandanski” nr. 13-1/A 1000 Shkup email: lab2@avicenalab.com.mk

LOKACIONI 3

LAGJA KISELA VODA

Rr.. “Mariovska” nr.2-А, 1000 Shkup email: lab4@avicenalab.com.mk

LOKACIONI 4

TETOVË Rr. “Blagoja Toska” nr. 222, 1200 Tetovë email: labtetovo@avicenalab.com.mk