fbpx

Markera të zemrës

Mjekësia moderne parandaluese synon drejt asaj që të bëjë skrining mbi popullatën me qëllim që të zbulohen ata që kanë rrezik për të zhvilluar sëmundje të caktuar, pra të zbulohen ata tek të cilët procesi tashmë ka filluar, por ende nuk është shoqëruar me simptoma. Kështu, sot rreziku për lindje të incidencave kardiovaskulare mund të interpretohet mbi bazë të shumë parametrave laboratorikë si do të mund të ndërmerreshin masa parandaluese në kohë

Çfarë janë markerat e zemrës?

Markerat e zemrës janë biomarkera (substanca) që çlirohen në gjak dhe përqëndrimi i të cilave matet me qëllim që të vlerësohet funksioni i rregullt i zemrës.

Pse maten?

Matja e markerave të zemrës ndihmon në vlerësimin e rrezikut, diagnostifikimin, ndjekjen dhe përballimin me problemet e zemrës, duke mundësuar fillim të shpejtë të parandalimeve dhe masave terapeutike.

Laboratori Avicena ju ofron testet më bashkëkohore shumë të ndjeshme të Siemens Healthcare Diagnostics në pajtueshmëri me rekomandimet e ESC (European Society of Cardiology) dhe ACC (American College of Cardiology Foundation) për përcaktimin e përqëndrimit të të gjithë markerave të zemrës në gjak.

C – proteinë reaktive shumë e ndjeshme (hsCRP)

hsCRP është proteinë në fazë akute, që shfaqet në qarkullim si përgjigje e citokineve inflamatore (si interleukin-6) dhe paraqet marker për inflamacion sistemik. Ai është indikator i rëndësishëm gjatë inflamacioneve, nekrozave të indit ose gjatë traumave.

► hsCRP është indikator për lindje të ndonjë çrregullimi kardiovaskular tek persona të rritur, pa histori paraprake për ekzistim të sëmundjes.

► hsCRP e përmirëson vlerësimin e rrezikut dhe përgjigjes së terapisë në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare. Vlerat referente të CRP në plazmë janë më të vogla se 3,0 mg/L.

Testi hsCRP kryen analizë kuantitative të shumë niveleve të ulta të CRP në gjak. Testet klasike CRP nuk mund ta detektojnë nivelin e CRP që është i lidhur me zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare. Pikërisht me testin hsCRP mund të detektohen këto përqëndrime të ulta. Bëhet fjalë për test që gjithnjë e më shumë përdoret si marker për vlerësim të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, por edhe si marker parashikues tek sëmundje të zemrës tashmë ekzistuese. Së bashku me vlerësimin e statusit të lipideve dhe sistemeve -skor për përcaktim të rrezikut, testi hsCRP është i domosdoshëm në vlerësimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare tek individi.

Kreatin kinaza (CK)

CK-MB

Në praktikën klinike përcaktimi kuantitativ i CK në serum shërben si marker për infarkt të miokardit dhe sëmundje të muskujve skeletorë. Përqëndrimi i CK-MB si marker për dëmtim të hershëm të miokardit rritet 2-6 orë pas goditjes, dhe mund të rritet edhe deri 2-3 ditë pas goditjes së zemrës.

Shkaqet për vlera të rritura:

1. Infarkt i miokardit

2. Miokarditis

3. Perikarditis

4. Distrofi muskulare

5. Оperacion të zemrës

6. Ushtrime të vështira – trajnim

7. Sëmundje të përziera të indit lidhës

8. Kardiomiopati

9. Hipotermi

Vlera referente: deri 5.3 IU/L

Troponin

Përcaktimi kuantitativ i troponinës I në serum shërben si marker për nekrozë të miokardit dhe infarkt akut të miokardit, për identifikim të pacientëve me rrezik të lartë dhe ndjekje të gjendjes, vërtetim të nevojës për trajtim më agresiv, të kryhet dallim midis angina pektoris dhe infarktit të miokardit tek pacientë me dhimbje në gjoks.

Troponinet e zemrës gjatë infarktit të miokardit mbeten të zmadhuara 10 – 14 ditë pas dëmtimit kardial.

Nivelet e troponinës mbeten të zmadhuara në gjak më gjatë se nivelet e CK-MB ose MYO, duke mundësuar një periudhë të vazhduar diagnostike për infarktin e miokardit.

Vlera referente: < 1,0 ng/ml