0%
Loading ...

RespiTest është një portofol i avancuar dhe plotësisht i riemërtuar i testeve molekulare respiratore, i përbërë nga katër panele të specializuara për zbulimin e saktë dhe të besueshëm të një game të gjerë shkaktarësh të infeksioneve respiratore.

  • RespiBact – panel i dedikuar posaçërisht për zbulimin e 7 shkaktarëve bakterialë të infeksioneve respiratore.
  • RespiTest – panel që mundëson identifikimin e 26 shkaktarëve viralë dhe bakterialë.
  • RespiCombo – panel për zbulimin e 35 shkaktarëve të infeksioneve respiratore.
  • RespiTest+ – paneli më gjithëpërfshirës në portofol, me mundësi për zbulimin e deri në 40 shkaktarëve viralë dhe bakterialë të infeksioneve respiratore.

Të gjitha testet bazohen në metodën molekulare Real-Time PCR me ndjeshmëri të lartë, e cila mundëson identifikimin e saktë dhe të besueshëm të shkaktarëve dhe ndihmon në orientimin e procedurave të mëtejshme diagnostikuese.

Përparësitë e portofolit RespiTest

  • Testimi mund të kryhet që me shfaqjen e simptomave të para.
  • Identifikim i shpejtë dhe i saktë i shkaktarëve të infeksioneve respiratore.
  • Të përshtatshme si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.
  • Panele të ndryshme në varësi të nevojave për testim.

Me portofolin RespiTest, përzgjedhja e panelit të duhur mundëson diagnostikim molekular të orientuar të infeksioneve respiratore.

Përmbledhje e testeve Respi

1. RespiBact

  • Koha e daljes së rezultateve: 24 orë nga pranimi i mostrave.
  • Mostra e nevojshme: 2 strisho – 1 strisho nga fyti dhe 1 strisho nga hunda.
  • Çmimi: 2.150 denarë.

Shkaktarët e detektuar: Bordetella pertussis, Bordetella parapertussis, Chlamydophila pneumoniae, Legionella pneumophila, Mycoplasma pneumoniae, Streptococcus pneumoniae dhe Haemophilus influenzae.

2. RespiTest (26)

  • Koha e daljes së rezultateve: 24 orë nga pranimi i mostrave.
  • Mostra e nevojshme: 2 strisho – 1 strisho nga fyti dhe 1 strisho nga hunda.
  • Çmimi: 3.350 denarë.

Shkaktarët e detektuar

Viruse: Influenza A (H1, H1pdm09, H3), Influenza B, RSV A dhe B, Adenovirus, Enterovirus (Coxsackievirus, Echovirus, HEV), Metapneumovirus njerëzor, viruset Parainfluenza 1, 2, 3 dhe 4, Bocavirus njerëzor, Koronaviruset (229E, NL63, OC43) dhe Rhinovirus.

Baktere: Bordetella pertussis, Bordetella parapertussis, Chlamydophila pneumoniae, Legionella pneumophila, Mycoplasma pneumoniae, Streptococcus pneumoniae dhe Haemophilus influenzae.

3. E RE! RespiTest Combo (35)

  • Koha e daljes së rezultateve: Rezultatet e analizës PCR jepen brenda 24 orëve, ndërsa rezultatet e analizave mikrobiologjike jepen brenda 24–48 orëve.
  • Mostra e nevojshme: 4 strisho – 2 strisho nga fyti dhe 2 strisho nga hunda.
  • Çmimi: 3.650 denarë.

Shkaktarët e detektuar

Viruse: Influenza A (H1, H1pdm09, H3), Influenza B, RSV A dhe B, Adenovirus, Enterovirus (Coxsackievirus, Echovirus, HEV), Metapneumovirus njerëzor, viruset Parainfluenza 1, 2, 3 dhe 4, Bocavirus njerëzor, Koronaviruset (229E, NL63, OC43), Rhinovirus dhe SARS-CoV-2 (COVID-19).

Baktere: Bordetella pertussis, Bordetella parapertussis, Chlamydophila pneumoniae, Legionella pneumophila, Mycoplasma pneumoniae, Streptococcus pneumoniae dhe Haemophilus influenzae.

Analiza mikrobiologjike shtesë: Staphylococcus aureus, Streptococcus pyogenes, Streptococcus beta-haemolyticus grupet C dhe G, Streptococcus pneumoniae, Haemophilus influenzae, Haemophilus parainfluenzae dhe Moraxella catarrhalis.

RespiTest Combo (35) përfaqëson një kombinim të RespiTest (26) dhe analizave shtesë mikrobiologjike të strishove nga hunda dhe fyti.

4. RespiTest Plus (40)

  • Koha e daljes së rezultateve: Deri në 48 orë nga pranimi i mostrave.
  • Mostra e nevojshme: 4 strisho – 2 strisho nga hunda dhe 2 strisho nga fyti.
  • Çmimi: 3.950 denarë.

Shkaktarët e detektuar

Viruse: Influenza A (H1, H1pdm09, H3), Influenza B, RSV A dhe B, Adenovirus, Enterovirus (Coxsackievirus, Echovirus, HEV), Metapneumovirus njerëzor, viruset Parainfluenza 1, 2, 3 dhe 4, Bocavirus njerëzor, Koronaviruset (229E, NL63, OC43) dhe Rhinovirus.

Baktere: Bordetella pertussis, Bordetella parapertussis, Chlamydophila pneumoniae, Legionella pneumophila, Mycoplasma pneumoniae, Streptococcus pneumoniae, streptokokët beta-hemolitikë (grupet A, B, C, F dhe G), Haemophilus influenzae, Haemophilus parainfluenzae, Staphylococcus aureus, Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA), Moraxella catarrhalis, Klebsiella pneumoniae dhe Pseudomonas aeruginosa.

Kërpudha: Candida albicans, Candida spp. dhe Aspergillus spp.

Përfitim shtesë për pacientët

Me çdo test të kryer RespiTest (26), RespiTest Plus (40) ose RespiTest Combo (36), pacientët përfitojnë një test molekular RT-PCR falas për COVID-19.