fbpx

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME NDJEKJA E RREGULLT E GLUKOZËS (SHEQERIT) NË GJAK?

Çfarë është glukoza?

Glukoza është lloj sheqeri që qelizat e njeriut e përdorin si burimin kryesor të energjisë. Trupi ynë e tret ushqimin që e konsumojmë në glukozë dhe në substanca të tjera. Mëlçia e depoziton glukozën shtesë dhe mund ta prodhojë në momentet kur nuk konsumojmë ushqim. Glukoza shkon në rrjedhën e gjakut, ku hormoni i ashtuquajtur insulinë ndihmon që të vendoset glukoza në qelizat e trupit tonë.

Për funksionimin normal të organizmit është e nevojshme që përqendrimi i glukozës në rrjedhën e gjakut të mos luhatet.

Roli i testimit të glukozës

Ekzistojnë disa shkaqe të ndryshme pse mjeku mund të rekomandojë test të glukozës. Ato përfshijnë skrining, diagnozë dhe monitorim.

Skrining

Skriningu do të thotë përdorim i testeve që të gjenden problemet shëndetësore para se ato probleme të shkaktojnë çfarëdo lloj simptomash ose shenjash që ju ose mjeku juaj mund t’i vini re.

Nëse keni mbi 40 vjeç, keni peshë të tejmasë ose keni rrezik të zmadhuar për zhvillimin e diabetit, mjeku juaj mund të rekomandojë një ose më shumë teste skrining për glukozë që të zbulohet para-diabeti ose diabeti. Njerëzit me para-diabet kanë nivele të glukozës që janë më të larta se normalja, por jo mjaft të larta sa t’iu diagnostikohet diabet.

Diagnoza

Diagnoza bazohet në testet dhe procedurat që të përcaktohet se cila është gjendja shëndetësore që i shkakton simptomat.

Nëse keni simptoma të diabetit, sheqer të lartë në gjak ose sheqer të ulët në gjak, mjeku mund të rekomandojë test për glukozë. Testimi i glukozës mund të jetë i shoqëruar me teste të tjera të gjakut ose urinës që të vendoset diagnoza e saktë.

Monitorimi

Nëse ju diagnostikohet diabet ose para-diabet, Mjeku juaj mbase do të dëshirojë që t’i ndiqni nivelet e glukozës në gjak me aparat për testim ose ndjekjen e glukozës në shtëpi. Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë teste laboratorike periodike, që të ketë shqyrtim mbi gjendjen tuaj.

Shumë glukozë në gjak mund të jetë shenjë për diabet, gjendje shëndetësore serioze që mund të shkaktojë dëmtim të indeve dhe organeve nëse nuk kontrollohet. Diabeti mund të zhvillohet nëse trupi juaj nuk mund ta prodhojë insulinën në mënyrë të mjaftueshme ose nëse qelizat e trupit tuaj kanë problem me pranimin e insulinës.

Kush duhet të bëjë test për glikemi – sheqer në gjak?

Testi për glukozë është një nga testet që kryhen në mënyrë rutinë gjatë kohës së ekzaminimit të rregullt vjetor. Doktori juaj mbase do të dëshirojë që të bëjë test për nivel të lartë të glukozës nëse keni rrezik më të lartë për diabet se mesatarisht. Faktorët e rrezikut për diabet përfshijnë:

  • Mosha prej 45 vjet ose më shumë
  • Pesha e tejmasë ose obeziteti
  • Sëmundje të zemrës, tensioni i lartë i gjakut ose kolesteroli i lartë
  • Para-diabet
  • Anëtarë të familjes me diabet
  • Mungesë e aktivitetit fizik
  • Sindroma e vezoreve policistike

Tek gratë shtatzëna, mjeku mund të rekomandojë test për glukozë për vlerësim të diabetit gestacional, lloj i diabetit i lidhur me ndryshimet hormonale gjatë kohës së shtatzënisë. Diabeti gestacional mund të jetë i dëmshëm për nënën dhe fetusin nëse nuk mjekohet dhe mund ta zmadhojë rrezikun për zhvillim të diabetit më vonë gjatë jetës.

Mjeku juaj mund të rekomandojë edhe testim të glukozës nëse keni simptoma të diabetit, duke përfshirë:

  • Urinim të shpeshtë
  • Uri ose etje të tejmasë
  • Shpim ose humbje të ndjenjës në duar ose në këmbë
  • Shikim të turbullt
  • Numër jonormal të infeksioneve
  • Humbje të pashpjegueshme të peshës
  • Lodhje
  • Lëkurë të thatë
  • Plagë që nuk shërohen shpejt

Testimi i glukozës është gjithashtu pjesë e rëndësishme e ndjekjes me para-diabet dhe diabet pasi të diagnostikohen.

Lloje të testeve për glukozë

Për skrining dhe diagnozë më shpesh kryhen disa teste të ndryshme për glukozë.

  1. Test për glukozë në gjendje urie:  Ky test e mat sasinë e glukozës në gjak pasi të zgjoheni, pa ngrënë ose pa pirë asnjë gjë përveç ujit të paktën për 8 orë. Ky test zakonisht kryhet në mëngjes.

Mostra: gjak venoz

Koha e lëshimit të rezultatit: të njëjtën ditë për disa orë

  • Test për tolerancë të glukozës (OGTT): Ky test mat se sa glukozë ka në gjakun tuaj pasi nuk keni ngrënë gjatë natës, dhe më pas do të pini pije me sheqer. Testi për tolerancë të glukozës zakonisht kërkon më shumë se një marrje gjaku gjatë periudhën prej disa orësh.

Mostra: gjak venoz

Koha e lëshimit të rezultatit: të njëjtën ditë për disa orë

  • Testi për glukozë në urinë: Testimi i glukozës në urinë shpesh është pjesë e analizës rutinë e urinës.

Mostra: urinë

Koha e lëshimit të rezultatit: të njëjtën ditë për disa orë

3. Hemoglobinë A1c (HBAlc)

Edhe pse testi për hemoglobinën A1c nuk e mat glukozën në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai i shpreh nivelet mesatare të glukozës në gjak gjatë periudhës së tre muajve të kaluar me matjen e sasisë së hemoglobinës që është lidhur me glukozën

Sa më i madh të jetë përqendrimi i glukozës (sheqerit në gjak), aq më i madh është përqendrimi

i HbAlc.

Hemoglobina Alc (HbAlc) përdoret që të ndihmojë në diagnostikimin dhe ndjekjen e trajtimit të diabetit.

HbAlc përcaktohet për njerëz që kanë simptoma ose rrezik të zmadhuar për zhvillimin e diabetit, si edhe për njerëz që tashmë kanë diagnozë të diabetit, me qëllim që të ndiqet në mënyrë periodike terapia.

Mostra: Gjak i plotë (gjak venoz)

Koha e lëshimit të rezultatit: të njëjtën ditë për disa orë

  • Përcaktimi i përqendrimit të insulinës

Insulina është hormon që sintetizohet në pankreas dhe është një nga rregullatorët kryesorë të përqendrimit të glukozës në gjak. Roli kryesor i insulinës është që ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak.

Testi për insulinë nëpërmjet gjakut përdoret që të vlerësohet aftësia e pankreasit që të prodhojë insulinë, si ndihmë në diagnozën e tumoreve që prodhojnë insulinë (insulinoma), në diagnozën e hipoglicemisë (glukozë të ulët në gjak), si ndihmë në diagnostikimin e rezistencës së insulinës dhe gjatë përcaktimit të terapisë për diabet tip 2.

Mostra: gjak venoz

Koha e lëshimit të rezultatit: 4 orë

  • C-peptid

Kjo analizë gjithashtu është e njohur edhe si marker për diabet.

Përdoret për vlerësimin e prodhimit të insulinës në pankreas, si edhe që të ndihmojë që të përcaktohet shkaku për nivelet e ulëta të glukozës në gjak (hipoglicemi).

C-peptidi rekomandohet më shpesh për persona me diabet që të vlerësojnë nëse është koha që të përfshihet insulina në terapi, për njerëzit me terapi me insulinë të vlerësojnë nëse është koha që të përfshihet pompa me insulinë në terapi dhe për njerëz me shenja dhe simptoma – hipoglicemi.

Mostra: gjak venoz

Koha e lëshimit të rezultatit: 1 ditë

A e dini që Republika e Maqedonisë është vend me 11.2 për qind të personave të sëmurë, respektivisht hyn në grupin e vendeve me prevalencë të lartë për diabet. Në vitin 2020 janë diagnostikuar 7432 pacientë të rinj me  diabet.*

Këshilla për parandalim:

Konsumoni ushqim të shëndetshëm

Zgjidhni ushqimin e vërtetë me indeks të ulët të glikemisë, duke përfshirë perime të freskëta, fruta, bishtaja, drithëra pa gluten, fruta arrore, fara dhe proteina shtazore me cilësi të lartë.

Mënjanoni të gjithë ëmbëlsuesit

Ëmbëlsuesit artificialë mund ta risin nivelin e insulinë dhe të kontribuojnë për rezistencë ndaj insulinës. Ëmbëlsuesit natyrorë që mund t’i konsumoni në mënyrë të moderuar janë stevia, ksilitol, eritritol.

Stevia edhe eritritol kanë indeks glikemie të barabartë me zero, që do të thotë se nuk e risin sheqerin në gjak, d.m.th nuk ka rritje të menjëhershme pas konsumit të këtyre ëmbëlsuesëve.

Nga ana tjetër, ksilitoli, d.m.th Sheqeri i kallamit ka indeks të glikemisë ndërmjet 7-13, kështu që do të ndikojë pak në nivelin e sheqerit në gjak pas tretjes.

Zmadhoni ushqimin e pasur me fibra bimore

Hulumtimet tregojnë se ushqimi i pasur me fibra mund të jetë gjithashtu efikas si edhe medikamentet antidiabetike për zvogëlimin e sheqerit në gjak pa efekte të padëshiruara.

Fibrat e ngadalësojnë absorbimin e sheqerit në gjak nga zorrët. Konsumoni spektër të gjerë të ushqimit bimor të pasur me fibra bimore, duke përfshirë fruta arrore, fara, fruta, perime dhe bishtaja.

Bëni gjumë të mirë

Bëjeni gjumin prioritetin kryesor për normalizimin e nivelit të insulinës. Anashkaloni të hani tre orë para gjumit dhe relaksohuni me banjë të ngrohtë para fjetjes që ta ngrini temperaturën trupore dhe t’i relaksoni muskujt.

Bëni ushtrime fizike

Ushtrimet fizike mund të jenë medikamenti më i fuqishëm për rregullimin e sheqerit në gjak. Ushtrimet fizike i bëjnë qelizat më të ndjeshme ndaj insulinës. Kombinimi i trajnimit kardio me trajnimin me pesha e siguron mënyrën më të sigurte për normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe të nivelit të insulinës në gjak.

*Burim: Enti shtetëror për statistikë

http://www.stat.gov.mk/InfoGraphic/2021/WDD-mk.pdf