По - Пт: 07:00 - 19:30 / Саб: 07:00 - 14:00
2.000,00 den.
1.800,00 den. çmimi për person
1.600,00 den. çmimi për person
4.500,00 den.
4.000,00 den. çmimi për person
3.000,00 den.
Testi molekular paraqet standard të artë në testim, sepse me ndihmë të teknikave molekulare, kryhet detektim i pranisë së vetë virusit, madje edhe vetëm me sekuencë nga ARN-ja e vetë virusit. Testi që përpunohet në Laboratorin Avicena është:
► Test shumë preciz Real-time PCR për detektim të vetë virusit SARS-COV-2
► Test i certifikuar CE-IVD dhe i validuar për përpunim të plotë automatik
► Testi i vetëm që kryhen skrining dhe konfigurim të njëkohshëm për të gjitha tre gjenet target të virusit, me kontroll të përfshirë të brendshëm
► Në pajtueshmëri me normat dhe rekomandimet botërore të WHO, US CDC, Ch-CDC
Antitrupa IgМ+IgA dhe IgG: 1.800,00 den.
Antitrupa IgG pas kontaktit / pas kalimit të sëmundjes 1.200,00 den.
Antitrupa neutralizues IgG (ndaj proteinave Spike) pas kryerjes së vaksinimit: 1.200,00 den.
TESTE KUANTITATIVE DHE IMUNOLOGJIKE NËPËRMJET GJAKUT, PËR PËRCAKTIMIN E PËRQËNDRIMIT TË ANTITRUPAVE IgM +IgA DHE ANTITRUPAVE IgG ndaj virusit SARS-CoV-2
Testet imunologjike që përpunohen në Laboratorin Avicena janë CE-të certifikuar, punohen në analizator imunologjik tërësisht automatik. Ndryshe nga testet e shpejta, rezultati që fitohet është përqendrim i saktë numerik i antitrupave të pranishëm, dhe testi ka ndjeshmëri dhe specifikë klinike jashtëzakonisht të lartë.
Matja e përqendrimit të antitrupave IgM, IgA dhe IgG kanë vlefshmëri tek:
– DIAGNOZA NË FAZËN E HERSHME TË SËMUNDJES
Shfaqja e antitrupave do të thotë që organizmi ka qenë në kontakt me virusin dhe është aktivizuar sistemi imunologjik i organizmit. Zakonisht fillimisht shfaqen antitrupat IgM dhe IgA, rreth 5-7 ditë pas kontaktit me virusin, dhe antitrupat IgG rreth 14 ditë nga kontaktit me virusin. Me matjen e përqendrimit edhe të antitrupave IgA, zmadhohet në mënyrë plotësuese ndjeshmëria klinike e testit.
– ZBULIM TË PACIENTËVE ASIMPTOMATIKË
Do të zbulohen personat që nuk kanë ose nuk kanë pasur asnjë simptomë, dhe kanë qenë në kontakt me virusin.
– PACIENTË ME SIMPTOMA KLINIKE, GJATË TESTIT MOLEKULAR NEGATIV
Ekzistojnë raste kur për më shumë arsye, testi molekular mund të jetë i rremë negativ. Në këtë mënyrë, testet imunologjike do të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë dilemave.
– NDJEKJE TË RRJEDHËS SË SËMUNDJES DHE FAZËN NË TË CILËN GJENDET SËMUNDJA
– RËNDËSIA PARASHIKUESE PËR RRJEDHËN E SËMUNDJES
Ekzistojnë studime klinike që theksojnë se përqendrimi i zmadhuar në mënyrë të konsiderueshme për të dyja llojet e antitrupave lidhet me një rrjedhë më të keqe të sëmundjes dhe rezultat më të keq.
– NDJEKJE TË INFEKSIONIT TË KALUAR
Detektimi i antitrupave IgG, gjatë testit molekular negativ tregon se mbase kemi qenë në kontakt me virusin në të shkuarën ose e kemi kaluar infeksionin pa simptoma.
– NDJEKJE TË EKSPOZIMIT NË NJË PJESË TË POPULLATËS NDAJ VIRUSIT (psh. Punëtorët shëndetësorë)
Me këto teste jepet mundësi për testimin e një pjese të popullatës, për shkak të informacionit nëse personat kanë qenë në kontakt me virusin, nëse kanë antitrupa mbrojtës etj.
– MUNDËSI PËR SELEKTIM TË PLAZMËS PËR QËLLIME TERAPEUTIKE NGA PACIENTË ME INFEKSION TË KALUAR
Përqendrimi i antitrupave në gjakun e pacientit që e ka kaluar sëmundjen është kyçe që të kryhet selektim i pacientëve që janë dhurues të përshtatshëm të plazmës konvaleshente, me të cilën do të mund të mjekoheshin të sëmurët nga COVID-19.
900,00 den. çmimi për person
Ky test shërben për zbulimin e antigjenit proteinik nukleokapsid të SARS- CoV-2 nga mostra (brisi) nazofaringeal. Antigjeni detektohet tek mostrat nga rrugës e sipërme të frymëmarrjes gjatë kohës së fazës akute të infeksionit.
Testi dallohet me specificitet të lartë prej 99,22% dhe është test i miratuar për udhëtim sipas listës së Organizatës Botërore Shëndetësore, në vendet ku është e miratuar hyrja me këtë lloj testi.
Lokacioni 1 (lagj. Taftalixhe)
Të hënë – të premte (nga ora 07.00 – 19.00)
Të shtunë (nga ora 07.00 – 14.00)
Lokacioni 3 (Tetovë)
Të hënë – të premte (nga ora 7.00 – 17.00)
Të shtunë (nga ora 08.00 – 12.00)
Çmimi: 900 denarë
Rezultate: Për 30 minuta, me përkthim në gjuhën angleze
Rezultatet janë të disponueshme edhe nëpërmjet aplikacionit CommonPass
Kombinimi i të dyja llojeve të testeve jap pamje të plotë dhe reale për ngjarjen në organizimin e njeriut, kështu që testet imunologjike dhe molekulare janë komplementare dhe plotësohen njëri me tjetrin. Nëse me testet molekulare kryhet detektimi i pranisë së vetë virusit ose madje edhe vetëm sekuencë e ARN-së së virusit, me ndihmë të matjes së përqendrimit të antitrupave, fitohet pamje për atë nëse organizmi ka qenë në kontakt me virusin dhe se si është përgjigja imunologjike e organizmit në luftën me këtë virus.
SHËNIM I RËNDËSISHËM!
– Mostra për test PCR për COVID-19 merren vetëm në këto lokacione:
Lokacioni 1 (lagj. Taftalixhe)
Të hënë – të premte (nga ora 07.00 – 19.00)
Të shtunë (nga ora 07.00 – 14.00)
Lokacioni 3 (Tetovë)
Të hënë – të premte (nga ora 08.00 – 17.00)
Të shtunë (nga ora 08.00 – 12.00)
– Prenotimi është i detyrueshëm në numrat e telefonit:
071/278-529, 078/218-731, 071/269-623 dhe 072/319-850
– Përcaktimi i antitrupave IgG ndaj SARS-CоV-2 bëhet në të gjitha 3 lokacionet, pa prenotim paraprak, gjatë të gjithë orarit të punës në laboratorët.
– Testet e shpejta të antigjenit kryhen në laboratorin në Lagj. Taftalixhe, pa prenotim.
LABORATORI DO TË PUNOJË NË MËNYRË TË PAPENGUAR ME TË GJITHË PACIENTËT DHE DO T’I OFROJË TË GJITHA SHËRBIMET LABORATORIKE, GJATË TË GJITHË ORARIT TË PUNËS, SEPSE PACIENTËT PËR TEST PËR COVID-19 DO TË PRANOHEN NË HAPËSIRË TË VEÇANTË.
MOSTRA E NEVOJSHME
–Bris nazofaringeal / orofarinegeal për test molekular për detektim të virusit SARS-CoV-2
-Gjak venoz për test për teste imunologjike nëpërmjet gjakut, për përcaktimin e përqendrimit të antitrupave IgM +IgA dhe IgG ndaj virusit SARS-CoV-2
Laboratori Avicena, në kushte të pandemisë me COVID-19 në nivel global dhe në interes të mbrojtjes për shëndetin e të punësuarve, shëndetin e pacientëve dhe shëndetit publik, çdo ditë i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme në pajtueshmëri me udhëzimet na Komisioni i sëmundjeve ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH, për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.