По - Пт: 07:00 - 19:30 / Саб: 07:00 - 14:00
Jo, prenotimi nuk është i nevojshëm. Pacientët pranohen në laboratorët gjatë gjithë orarit të punës .
Përjashtim janë analizat:
Prenotimi i termineve kryhet në këta numra telefoni:
? 071/278-529 ? 078/218-731 ? 071/269-623 ? 072/319-850
Testet për COVID-19 përpunohen vetëm në laboratorët e mëposhtëm:
? Lokacioni 1 (lagj. Taftalixhe)
? Të hënë – të shtunë (nga ora 07.00 – 19.00)
? Të dielë (nga ora 08.00-13.00)
? Lokacioni 3 (Tetovë)
? Të hënë – të premte (nga ora 08.00 – 14.00)
? Të shtunë (nga ora 08.00 – 13.00)
? 071/278-529 ? 078/218-731 ? 071/269-623 ? 072/319-850
Sipas nevojës, laboratori siguron edhe materialin laboratorik të konsumit që është i domosdoshëm (enë sterile për analiza mikrobiologjike, brise me mediume të përshtatshme për transport të mostrës etj.)
ISHP Laboratori Avicena ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim Shëndetësor të R.M, për përpunim të analizave laboratorike me rekomandim të mjekut- formulari LU-1, të lëshuar nga mjeku i përzgjedhur për mbrojtje primare shëndetësore. Pacienti e realizon të drejtën që t’i përpunojë këto analiza në barrë të fondit, vetëm me rekomandim të vlefshëm nga mjeku amë, vetëm laboratori në lokaconin bul. 8 Shtatori nr.2 (Kompleksi Maqedonia, mbrapa Vero 2 Taftalixhe) ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim Shëndetësor të R.M.
A duhet të ha para testimit? Çdo pacient kërkon një regjim të veçantë në varësi të llojit të analizës që duhet ta kryejë. Lexoni më shumë në pjesën për PËRGATITJE PËR ANALIZA LABORATORIKE.
Po! Laboratori Avicena është këtu që tju dalë përkrahë, në rehatinë e shtëpisë tuaj. Që të prenotoni Vizitë Shtëpiake, telefononi në nr. e tel: 02/3179 001, të paktën një ditë më parë!
Absolutisht jo! Proçesi i marrjes së gjakut dhe ndonjë lloji tjetër të matrialit është i tillë, që gjithmonë përdoren shirigna sterile dhe pajisje të tjera të paketuara individuale dhe janë për një përdorim, që më vonë magazinohen në mënyrë përkatëse në mbeturinat mjekësore speciale.
Kur bëni testim të gjakut, asgjë nuk hyn në organizmin Tuaj. Gjaku merret në epruveta speciale në të cilat ka vakum, kështu që shiringa sterile do të hyjë në enën e gjakut, gjaku direkt nga vena e mbush epruvetën.
Duhet të jemi të sigurtë që e identifikojmë secilin prej pacientëve, sipas emrit , dates së lindjes dhe adresës etj. Vlerat e analizave laboratorike kanë vlera referente të ndryshme në varësi të gjinisë dhe moshës, prandaj është e domosdoshme që të dihen. P.Sh rezultati laboratorik i ndonjë analize që është normal për një njëri në moshë 60 vjeçare mund te dalë jashtë kornizave të vlerave normale për një fëmijë 5 vjeçare.
Nëse mjeku kërkon të bëhen analiza të caktuara ne duhet të kemi informacione për vaktin Tuaj të fundit si edhe për termin të fundit të marrjes së medikamenteve.
Në varësi të llojit të testeve që mjeku i ka përcaktuar, është e nevojshme kohë e ndryshme për marrjen e rezultateve. Pjesa më e madhe e rezultateve merren brenda ditës ose në afat prej 24 orësh, derisa disa analiza kërkojnë periudhë më të gjatë. Ekziston mundësi për përpunim të analizave urgjente në afat prej 30 minutash deri në 4 orë, në varësi nga lloji i analizës.
Analizat mikrobiologjike kërkojnë kohë më të gjatë për lëshimin e rezultatit përfundimtar.
(është e nevojshme kohë që të identifikohet ndonjë mikrorganizëm i caktuar përderisa ekziston në mostrën dhe përcaktimin të ndjeshmërisë së tij ndaj antibiotikëve 2-3 ditë)
Për shkak të mundësisë nga gabim ose interpretim të gabuar të rezultateve, ato nuk njoftohen në mënyrë telefonike. Rezultatet mund t’i dërgojmë direkt në emailin Tuaj të mjekut tuaj, me faks ose mund t’i merrni personalisht. Si pjesë e vaçantë të anës tonë në pjesën për pacientë dhe pjesës për mjekë që shërbejnë për lajmërim personal dhe shkarkimin e rezulatateve dhe analizave laboratorike të përpunuara për çdo pacient.
Ju mund të jeni testuar për shkak të arsyeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me problemet që ja keni raportuar mjekut Tuaj- që ta kontrolloni gjendjen e përgjithshme të organizmit, që ta kontrolloni gjendjen që tashmë është e diagnostifikuar ose të ekzaminohet se si reagon terpaia tashmë e rekomanduar. Këto janë disa nga arsyet për shkak të së cilave mjeku kërkon testim laboratorik. Ekzistojnë numër i madh i testeve që kryhen, si edhe kombinime të ndryshme testesh.
Testet laboratorike shpesh bëhen nga mostra e gjakut dhe urina. Është e nevojshme të merret sasi e vogël gjaku ose të mblidhet sasia e domosdoshme e urinës. Për pjesën më të madhe të ekzaminimeve laboratorike të gjakut, e domosdoshme është përgatitje që nënkupton marrjen e gjakut ( në stomak bosh) në mëngjes, 12 orë nga vakti i fundit. Kjo është e domosdoshme sepse konsumimi i ushqimit në periudhë më të shkurtër para marrjes së gjakut çon në ritjen e përqendrimit të glukozës, kolesterolit, lipideve, proteinave, hekurit dhe metaboliteve të tjerë.
Ju lutemi, po. Do të bëjmë gjithçka që Ju të ndiheni rehat dhe do Ju tregojmë gjithçka çfarë duhet të prisni nga vetë ekzaminimi. Sot procedurat e marrjes së gjakut janë shumë të thjeshta, të padhimbshme dhe të shpejta.
Ju lutemi, po!Personeli jonë është shumë profesional, por ne nuk e neglizhojmë faktin që Ju më mirë e njihni organizmin Tuaj. Ju lutemi të na theksoni nëse keni patur çfarë do lloj problemesh në të kaluarën. Do të bëjmë gjithçka që të ndjeheni të sigurt që gjithçka do të jetë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sasia e gjakut që duhet të merret, varet prej llojit të analizave që i kërkon mjeku Juaj. Pajisja laboratorike moderne na mundëson që shumicën e analizave t’i kryejmë me sasi minimale gjaku. Pikërisht për këtë, Ju do të ndjeheni mirë edhe pas marrjes së gjakut do mund të vazhdoni me aktivitetet normale të përditshme.
Laboratori ynë i respekton të gjitha regullat për mënjanimin e materialit mjekësor të mbeturinës. Këto regulla sigurojnë siguri në punën dhe mbrojtjen e mjedisit njerëzor. Mbeturinat e kontaminuara laboratorike paketohen dhe transportohen sipas procedurave të veçanta në një vend të caktuar.
LOKACIONI 1 (Lagj. Taftalixhe) Bul.8 Shtatori nr.,Lok 1, 1000 Shkup, tel 02/3179-001
LOKACIONI 2 (Aerodrom) Bul.Jane Sandanski nr.48, 1000 Shkup, tel 02/2477-345
LOKACIONI 3 (Tetove) Rr.Bllagoja Toska nr. 222, 1200 Tetovë, tel. 044/355-550, 044/355-551
LOKACIONI 1 (Lagj. Taftalixhe)
Të hënë – Të premte : ora 07:00 -19:30
Të shtunë : ora 07:00 – 19:00
E dielë: 08.00 – 13.00 (test për Covid-19)
LOKACIONI 2 (lagj. Aerodrom)
Të hënë – Të premte : ora 07:00-14:00
Të shtunë : ora 08:00-14:00
LOKACIONI 3 (Tetovë)
Të hënë – Të premte : ora 07:00 -14:00
Të shtunë : ora 07:30 – 14:00