NJË HAP I SIGURT NË SHTATZËNI
Shtatzënia është një udhëtim i bukur, dhe testi NIFTY është hapi i parë i sigurt drejt një shtatzënie të qetë dhe të informuar.
Testi NIFTY është një test prenatal jo-invaziv (NIPT), i thjeshtë, i sigurt dhe shumë i saktë, me të cilin mund të vlerësoni rrezikun që foshnja juaj të ketë disa nga anomalitë kromozomale më të shpeshta si sindroma Down, sindroma Edwards, sindroma Patau dhe shumë të tjera.
Gjatë shtatzënisë, një pjesë e vogël e ADN-së së fetusit kalon natyrshëm në qarkullimin e gjakut të nënës. Kjo ADN fetale qarkullon së bashku me gjakun e nënës dhe mund të analizohet përmes testit NIFTY. Falë kësaj, duke marrë vetëm një mostër të vogël gjaku venoz nga nëna, mund të merren informacione të rëndësishme për shëndetin dhe gjendjet e mundshme gjenetike të fetusit – pa asnjë ndërhyrje në shtatzëni.
A është NIFTY për mua?
Meqenëse anomalitë gjenetike mund të shfaqen në çdo shtatzëni, testi NIFTY është i përshtatshëm për çdo grua, pavarësisht moshës ose rrezikut ekzistues.
Veçanërisht i dobishëm për gratë:
- Që duan ta kalojnë shtatzëninë me më shumë qetësi
- Që kanë histori familjare me gjendje gjenetike
- Tek të cilat testet e skriningut në tremujorin e parë kanë treguar rrezik të shtuar për anomali
Kur mund ta bëj testin NIFTY?
Testi mund të kryhet duke filluar nga java e 10-të e shtatzënisë.
PAKETAT NIFTY TË DISPONUESHME NË LABORATORIN AVICENA:
NIFTY Basic / Basic Twins
Trizomitë:
- Sindroma Down
- Sindroma Edwards
- Sindroma Patau
- Përcaktimi i gjinisë
Çmimi promocional: 19,900 denarë
NIFTY Plus
Trizomitë:
- Sindroma Down
- Sindroma Edwards
- Sindroma Patau
Aneuploiditë e kromozomeve seksuale:
- Sindroma Turner
- Sindroma Klinefelter
- Sindroma Triple X
- Sindroma Jacobs
Aneuploidi të tjera autosomale:
- Trizomia 9
- Trizomia 16
- Trizomia 22
Delacione / duplikime:
- 60 sindrome
- Përcaktimi i gjinisë
Çmimi promocional: 24,900 denarë
NIFTY Pro / Pro Twins
Trizomitë:
- Sindroma Down
- Sindroma Edwards
- Sindroma Patau
Aneuploiditë e kromozomeve seksuale:
- Sindroma Turner
- Sindroma Klinefelter
- Sindroma Triple X
- Sindroma Jacobs
Aneuploidi të tjera autosomale:
- Trizomia 9
- Trizomia 16
- Trizomia 22
Delacione / duplikime:
- 92 sindrome
- Përcaktimi i gjinisë
Çmimi promocional: 29,900 denarë
