0%
Loading ...

Saturimi i transferinës

650,00 ден

Saturimi i transferinës (TSAT) paraqet përqindjen e proteinave të transferinës në gjak që në atë moment janë të lidhura me hekurin. Ky parametër jep informacion mbi sasinë e hekurit të disponueshëm për indet dhe përdoret për vlerësimin e metabolizmit të hekurit dhe zbulimin e çrregullimeve që lidhen me mungesën ose grumbullimin e tepërt të hekurit në organizëm. Saturimi i transferinës llogaritet në bazë të vlerave të hekurit në serum dhe kapacitetit total të lidhjes së hekurit (TIBC).

Përshkrim

Rezultatet raportohen në përqindje.

Përgatitja: Rekomandohet që analiza të kryhet në mëngjes dhe esëll (8–12 orë pas vaktit të fundit). Nëse merrni preparate hekuri ose suplemente që lidhen me metabolizmin e hekurit, duhet të ndërprisni marrjen e tyre 5–6 ditë para analizës, pasi mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin real. Para ndërprerjes së çdo trajtimi ose suplementi të përshkruar, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Mostra: Serum.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Saturimi i transferinës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *