Në përgjithësi, roli i vitaminës D lidhet me shëndetin e kockave dhe metabolizmin e kockave. Megjithatë, roli i Vitaminës D është shumë më i gjerë, sepse ajo merr pjesë në shumë procese të ndërlikuara në trupin e njeriut.
PSE ËSHTË E RËNDËSISHME VITAMINA D?
PËR KOCKA TË FORTA DHE TË SHËNDETSHME
Një nga rolet më të rëndësishme të vitaminës D është mirëmbajtja e përqendrimit në serum të kalciumit dhe fosforit, nëpërmjet absorbimit/shfrytëzimit të rregullt të tyre. Me këtë sigurohet mineralizim normal i kockave, dhe rritje dhe zhvillim të indit kockor. Mungesa e vitaminës D e ndryshon metabolizmin e këtyre mineraleve, që shkakton dendësi të ulët minerale të kockave dhe e zmadhon rrezikun e humbjes së masës kockore ose rrezikun për thyerje.
PËR MIRËMBAJTJEN E FUQISË MUSKULORE
Dobësia e muskujve mund të jetë edhe një efekt i padëshiruar i nivelit të ulët të vitaminës S, veçanërisht tek personat më të moshuar. Vitamina D i përmirëson në mënyrë të konsiderueshme performancat e muskujve dhe e përshpejton procesin e shërimit gjatë lëndimeve të ndryshme muskulore.
E PËRMIRËSON FUNKSIONIN E TRURIT
Mungesa e vitaminës D mund ta zmadhojë rrezikun për zhvillim të demencës, dhe ndikon në sekretimin dhe sasinë e hormonit serotoninë (hormoni i lumturisë), i lidhur me humorin tek njerëzit.
E PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS
Vitamina D e përmirëson funksionin e zemrës, dhe mungesa e saj lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të caktuara të zemrës.
PËR FUNKSION NORMAL TË SISTEMIT IMUNITAR
Receptorët për vitaminë D janë të pranishëm në shumicën e qelizave në trupin tonë, duke i përfshirë edhe qelizat e sistemit natyror imunitar dhe mundëson funksionimin e tyre normal.
SËMUNDJE AUTOIMUNITARE
Hulumtime të shumta botërore që e vërtetojnë lidhjen ndërmjet mungesës së vitaminës D dhe sëmundjeve të ndryshme autoimune siç janë skleroza multiple, astma, sëmundja e Chron-it dhe koliti ulceroz.
BURIME TË VITAMINËS D
Mënyra në të cilën organizmin e fiton sasinë e nevojshme të kësaj vitamine është nëpërmjet ekspozimit në dritën diellore, nëpërmjet ushqimit dhe me konsumin plotësues të (suplementëve) të Vitaminës D.
Dielli është burimi kryesor i vitaminës D!
Hulumtimet e fundit tregojnë se rreth 1 miliardë njerëz ose 15% e popullatës botërore vuan nga deficiti i vitaminës D. Si shkak kryesor për shfaqjen e kësaj gjendjeje konsiderohet ekspozimi i pamjaftueshëm në diell (dritë UV).
Kur drita ultravjollcë (UV) nga dielli arrin në lëkurën e njeriut, shkakton reaksion kimik që gjeneron vitaminë D. Në periudhën e verës janë të nevojshme vetëm rreth 10 minuta ekspozim në diell që të plotësohen nevojat ditore. Periudhën e dimrit koha e ekspozimit në diell është më e gjatë, rreth 2 orë.
Personat me lëkurë më të errët do të gjenerojnë vitaminë D nga ekspozimi në diell, por në mënyrë jo kaq efikase, për shkakun se lëkura më e errët përmban më shumë melaninë bllokuese ndaj rrezeve UV. Ky është shkaku kryesor pse mungesa e vitaminës D mund të jetë më e përfaqësuar tek personat me ton më të errët të lëkurës. Njerëzit, gjithashtu humbasin një pjesë të aftësisë së tyre që të prodhojnë vitaminë D nga dielli kur plaken, duke i vendosur personat më të moshuar në grupin që ka rrezik më të madh që të zhvillojë mungesë të Vitaminës D.
USHQIM I PASUR ME VITAMINË D
– Vaj peshku dhe peshq të yndyrshëm (salmon, ton, sardele, harengë, skumbri, troftë, dhe peshq të tjerë të yndyrshëm)
– Qumësht dhe produkte qumështi (gjalpë, salcë kosi, kaçkavall, djathtë, jogurt etj.)
– E verdha e vezës
– Mëlçi
– Kërpudha (shiitake, agaricus, chanterelle)
Të vetëdijshëm për rolin e vitaminës D në organizmin tonë dhe për rëndësinë e saj në procese të shumta, e një rëndësie të veçantë janë kontrollet e rregullta për nivelin e vitaminës D.
Në Laboratorin Avicena përpunohen testet më bashkëkohore të prodhuesit Siemens Healthineers, sipas procedurës së certifikuar në pajtueshmëri me programin e standardizim të testimit të Vitaminës D, CDC (Center for Disease Control, SHBA), për përcaktim të shpejtë dhe preciz të nivelit të vitaminës D.
Kontrolli i vitaminës D së bashku me analizat kalcium i jonizuar (Ca++) dhe hormon paratiroid (PTH) jep një shqyrtim të qartë në ndodhitë në organizëm dhe për metabolizmin e vitaminës D