fbpx

I RI! Një paketë testesh të shpejta për zbulimin e infeksioneve të frymëmarrjes sezonale!

Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se një paketë e re e testeve të shpejta për zbulimin e infeksioneve respiratore sezonale me rezultate në vetëm 1 orë është në dispozicion në laboratorët tanë.
COVID-19, gripi dhe ftohja ndajnë një sërë karakteristikash dhe një gamë të gjerë simptomash të ngjashme ose identike që e bëjnë të vështirë diferencimin në fillimin e sëmundjes. Për trajtimin e duhur të çdo sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes, është gjithmonë shumë e rëndësishme të dihet shkaku i vërtetë i sëmundjes, në mënyrë që të veprohet me kohë dhe të drejtohet në shkakun e duhur.

Me paketën e re të analizave të shpejta do të keni mundësinë të zbuloni shkakun e infeksionit respirator në vetëm 1 orë.

Paketa mundëson zbulimin e shpejtë dhe të saktë të viruseve të mëposhtëm:
Antigjeni i gripit A
Antigjeni i gripit B
Antigjeni RSV
Antigjeni i adenovirusit
Antigjeni COVID-19

Koha e nxjerrjes së rezultateve: 1 orë në laborator në Shkup, lagjja Taftalidze.

Mostra: shtupë për hundë dhe fyt

Çmimi: 1250 denarë