fbpx

Laboratori Avicena me lokacion te ri ne lagjen e Aerodrom

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se duke filluar nga data 18.01.2023 Laboratori Avicena do të nisë punën në një ambient të ri modern në një lokacion të njohur pranë “Majcin Dom” në lagjen e Aerodrom.

Ekzistenca jonë 17 vjeçare si lider në treg në diagnostikimin laboratorik dhe 10 vjet që jemi në dispozicion të klientëve tanë në lagjen e Aerodrom, na kërkojnë të kemi një laborator më të aksesueshëm dhe modern si një domosdoshmëri për të përmbushur kërkesat e rritjes së vazhdueshme afatgjatë, si dhe për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e pacientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

📍Adresa dhe kontaktet e reja të Laboratorit Avicena në lagjen Aerodrom janë si më poshtë: Avicena Laboratory Aerodrom, bul. “Jane Sandanski” nr.13-1 blloku A
Lokacioni i vjetër pas Trend Cafe nuk do të funksionojë më.

⏰Orari i punës së laboratorit mbetet i pandryshuar:
E hënë – e premte nga ora 7:00 – 18:00
E shtune ora 8:00 – 14:00
📞Për informacion më të detajuar, jemi në dispozicionin tuaj përmes qendrës sonë të kontaktit: 02 3179-001