-10% ZBRITJE TË TESTIT PSA (PROSTATE SPECIFIC ANTIGEN)

Të nderuar,

Në pritje të muajit nëntor, muaji për ndërgjegjësimin për shëndetin e mashkullit dhe lëvizjes “Movember”, Laboratori Avicena klientëve të tij u mundëson -10% zbritje të analizës PSA (Prostate Specific Antigen).

Sëmundjet malinje janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në të gjithë botën, dhe kanceri i prostatës është një nga sëmundjet më të shpeshta malinje tek meshkujt. Rekomandimet janë se çdo burrë mbi 50 vjeç, duhet të bëjë skrining me ekzaminimin dhe përcaktimin e PSA në gjak. Ky kufi zvogëlohet në 45 ose 40 vjeç, nëse pacientët kanë rrezik të lartë, si për shembull sëmundjen ta ketë ndonjë anëtar i afërt i familjes.

Mostra e nevojshme: gjak

Përgatitja paraprake: nuk është e nevojshme

✅ Është i disponueshëm në të gjitha laboratorët e Laboratorit Avicena

✅ Analiza përpunohet në të gjithë orarin e punës në laboratorët tanë pa termin të prenotuar paraprak.