Të nderuar klientë,
Dëshirojmë që t’ju njoftojmë se laboratori COVID-19 në Tetovë ditën e shtunë që deri tani kryente pranim të pacientëve për testime PCR deri në orën 14, duke filluar nga data 27.11.2021 ka ndryshim të orarit të punës deri në orën 12.
Pranimi i klientëve për analiza mikrobiologjike dhe biokimike ditën e shtunë nëpërmjet hyrjes 1 do të kryhet deri në orën 14.
Pranimi i klientëve për testimet PCR për COVID-19 ditën e shtunë do të kryhet deri në orën 12.
Testi i shpejtë antigjen për COVID-10 mund të kryhet deri në orën 14.