fbpx

RISI! TEST GJENETIK PËR INTOLERANCË NDAJ FRUKTOZËS

Në Laboratorin Avicena është i disponueshëm test molekular shumë i ndjeshëm për detektimin e intolerancës gjenetike ndaj fruktozës. Testi kryhen detektimin e mutacioneve të gjeneve, përgjegjëse për deficitin e enzimës Aldolazë B, që merr pjesë në metabolizimin e fruktozës, saharozës dhe sorbitolit.

Mostra e nevojshme: gjak i plotë

Çmimi i testit: 3000 денари

INTOLERANCË NDAJ FRUKTOZËS

Fruktoza është sheqer që në mënyrë natyrore gjendet në fruta, në lëngjet e frutave, në mjaltë dhe në perime të caktuara, dhe është komponent themelor edhe i sheqerit të thjeshtë të bardhë kristalor.

Intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës është çrregullim gjenetik, ku mungojnë proteinat ose enzimat e nevojshme (aldolaza B) të rëndësishme për shpërbërjen e fruktozës.

Ekziston edhe intolerancë ndaj fruktozës, e njohur si keqabsorbim i fruktozës. Kjo gjendje nuk është e shkaktuar nga mungesa e enzimave. Qelizat në zorrët thjesht nuk mund ta shpërbëjnë fruktozën në ushqimin që konsumohet.

Teprica nga fruktoza e akumuluar dhe e pa shpërbërë, fermenton në pjesën e poshtme të zorrës së trashë që manifestohet me fryrje, nauze, dhimbje në stomak, rritja e fruktozës në urinë dhe në gjak, simptoma të ngjashme me zorrët nervoze etj.

Personat me intolerancë ndaj fruktozës duhet ta kufizojnë konsumin e ushqimit me përmbajtje të lartë të fruktozës. Më shumë informacione për intolerancën ndaj fruktozës mund ta lexoni në postin tonë blog.