Alergji?!? Shumë arsye-një zgjidhje

ZBULONI SHKAKTARIN E VËRTETË PËR ALERGJINË TUAJ!

Çfarë është alergjia?

Alergjia paraqet proces të ndërlikuar imunologjik në organizmin e njeriut që lind si rezultat i ndikimit të llojeve të ndryshme të substancave (alergjenëve) me të cilat organizmi tashmë ka qenë një herë në kontakt.  Më tej pason një sërë e tërë procesesh – reaksionesh për krijimin e antitrupave të tipit IgE si edhe lloje të ndryshme kompleksesh imunologjike, nga të cilat më tej varet edhe si do të manifestohet reaksioni i përgjithshëm – si problem shëndetësor.

Reaksioni alergjik mund të shfaqet kudo në organizëm – ku më tej, mund të shkaktojë pasoja serioze, madje të përfundojë edhe me vdekje.

Çfarë e shkakton alergjinë dhe si manifestohet?

Ekzistojnë qindra lloje alergjenësh dhe ato gjenden kudo rreth nesh – në shtëpi, në mjedisin e punës, në ushqim, në natyrën që na rrethon. Janë të ndara në disa grupe, nga të cilat më të shpeshtat janë alergjenët në produktet ushqimore (alergjenë nutritivë) alergjenët përthithës ose alergjenët e pranishëm në ajër (alergjenë inhalatorë), alergjenët e kontaktit, medikamentet etj.

Në varësi të llojit të alergjenit dhe vendit të zhvillimit së reaksionit, alergjia mund të manifestohet në mënyra nga më të ndryshmet – nga lotimi i syve dhe skuqje të syve, sekrecion nga hunda, frymëmarrje të vështirësuar dhe teshtitje, skuqje të lëkurës, dhe deri në sëmundje të rënda dhe serioze, që janë të shkaktuara nga alergjia – astma, inflamacione kronike të rrugëve të frymëmarrjes, sëmundje të lëkurës, çrregullim të tretjes së ushqimit etj. Shumica e njerëzve në thelb edhe nuk e dinë, që sezoni i alergjive asnjëherë nuk përfundon – ai zgjat gjatë të gjithë vitit, qoftë ajo nëse bëhet fjalë për hapësira të mbyllura ose mjedise të hapura. Njeriu në mjedisin e tij rrethues është vazhdimisht në kontakt me substanca nga më të ndryshmet që janë shkaktarë potencialë të reaksioneve alergjike dhe janë të rrezikshme në mënyrë të barabartë për të gjithë – të rritur , fëmijë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Për trajtim të alergjisë ekzistojnë disa grupe medikamentesh, që përdoren sipas rekomandimit dhe nën mbikëqyrjen e mjekut. Si edhe për çdo sëmundje, e një rëndësie të veçantë është që të përcaktohet shkaktari për reaksionin e lindur alergjik. Një nga hapat e parë në mjekimin e alergjisë është anashkalimi i kontaktit me shkaktarin e alergjisë. Prandaj, është e domosdoshme që të dihet nëse ekziston një apo mbase më shumë shkaktarë, që e përkeqësojë gjendjen tuaj shëndetësore.

Ekzistojnë edhe shumë sëmundje të tjera që i kanë të njëjtat simptoma si alergjitë. Prandaj, në situata të caktuara, me qëllim që të mësohet se përse ndodhin simptomat e lindura dhe që të kryhet trajtimi i vërtetë, është e nevojshme që të bëhen edhe testet e alergjisë.

E zbuloni shkaktarin e vërtetë për reaksionin tuaj alergjik!

Më e reja në diagnostikimin e reaksioneve alergjike

Testet e alergjisë janë mënyra më e mirë dhe e vetme që të mësoni nëse jeni alergjikë. Ajo është gjithashtu mënyra e vetme që të përcaktohet se çfarë është ajo që i shkakton simptomat tuaja.

Kur do të përcaktohet shkaktari i vërtetë për reaksionin e lindur alergjik, është shumë më e thjeshtë që të parandalohet kontakti i mëtejshëm me atë substancë dhe të ëmbëlsohen simptomat e trajtimit përkatës.

Në Laboratorin Avicena përpunohen testet më bashkëkohore kuantitative të alergjisë nëpërmjet gjakut nga prodhuesi gjerman R-Biopharm. Testet e vetme të alergjisë në treg me kurbë standarde të kalibruar në pajtueshmëri me standardit e OBSH „2nd WHO IRP 75/502 for human IgE“.

–            Testimi është i lehtë dhe i thjeshtë për kryerje dhe bëhet vetëm me një marrje gjaku (venoz apo kapilar)

–            Testet bëhen në çdo moshë, tek fëmijë të vegjël dhe të rritur, pa nevojën për përgatitje paraprake dhe ndërprerje të terapisë vijuese.

–            Gjatë testimit nëpërmjet gjakut parandalohet mundësia për konsumin e alergjenëve, me çka anashkalohet rreziku për reaksion anafilaktik apo reaksione të tjera të padëshiruara.

–            Në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe preciz

Testet janë të formuluara në formë të paneleve, me nga 20 alergjenë (nutritivë, pediatrikë, inhalatorë, të kombinuar dhe veçanërisht të përshtatur për rajonin tuaj) për detektim të njëkohshëm të 20 shkaktarëve njëkohësisht.

Rezultatet e fituara tregojnë në mënyrë drejtpërdrejtë për atë nëse bëhet fjalë për alergji apo jo dhe e identifikojnë saktësisht shkaktarin e reaksionit alergjik. Përveç kësaj japin informacion edhe për intensitetin e reaksionit alergjik (të shprehur në klasat nga 1 deri në 5).

Në fotot e mëposhtme në vijim mund ti shikoni në mënyrë tëdetajuar të gjitha panelet: