Grip, COVID-19, ftohje apo alergji? Bëni dallimin!

Në periudhën e dimrit, kur janë të shpeshta edhe ftohjet sezonale dhe gripi, në periudhën e pandemisë me COVID-19, shumë njerëz mundohen ta gjejnë përgjigjen e pyetjes – cilat janë simptomat kyçe nëpërmjet të cilave mund të bëhet dallim ndërmjet këtyre sëmundjeve?

COVID-19, gripi dhe ftohjet ndajnë një numër të madh karakteristikash dhe spektër të gjerë të simptomave të ngjashme ose të njëjta që e vështirësojnë diferencimin në fillimin e sëmundjes.

Për trajtim të përshtatshëm të çdo sëmundje respiratorë, gjithmonë është shumë e rëndësishme të dihet shkaktari i vërtetë i sëmundjes, me qëllim që të veprohet në kohë dhe në mënyrë të duhur ndaj shkaktarit përkatës.

Ekzistojnë shumë simptoma të ndryshme që shfaqen tek personat me COVID-19. Shumë prej tyre, të njëjta ose të ngjashme shfaqen edhe gjatë ftohjeve dhe gjatë gripit sezonal, dhe më rrallë edhe gjatë alergjive. Simptomat më të shpeshta që janë karakteristike për virusin SARS-CoV-2 dhe virusin e gripit А dhe B (Influenza A/ Influenza B) janë: temperatura e rritur trupore / ethe, kollë, mungesë të frymës / frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në grykë, hundë të zënë, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhe tek disa njerëz shfaqet diarre dhe të vjella.  

Dallimi kryesor në simptoma paraqet humbja e shijes dhe e nuhatjes, e raportuar  tek një përqindje e caktuar tek njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2, respektivisht pacientët tek të cilët është konfirmuar COVID-19. Sigurisht, dallimi ekziston edhe në periudhën e inkubacionit të viruseve, domethënë, koha kur do të shfaqen simptomat nga kontakti i rrezikshëm, intensiteti dhe kohëzgjatja e tyre.

Megjithatë, për shkak të ngjashmërisë së simptomave të këtyre infeksioneve, është shumë e vështirë që të përcaktohet dallimi, prandaj një vegël më të saktë diagnostikuese paraqesin testet laboratorike, në konsultim me mjekun.

Në vijim, në tabelë janë cekur simptomat më të shpeshta që shfaqen gjatë COVID-19, gjatë gripit, ftohjes dhe gjatë alergjive.

*https://www.cdc.gov/flu/symptoms/flu-vs-covid19.htm

*https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coronavirus/in-depth/covid-19-cold-flu-and-allergies-differences/art-20503981

*https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/question-and-answers-hub/q-a-detail/coronavirus-disease-covid-19-similarities-and-differences-with-influenza

Në Laboratorin Avicena është i disponueshëm test i ri molekular Real-Time PCR shumë specifik multipleks për detektim, identifikim dhe diferencim të njëkohshëm ndërmjet koronavirusit të ri SARS-CoV-2 (COVID-19), virusit të gripit А dhe B (Influenza A/ Influenza B) dhe virusit sincicial respirator (RSV).

Testi mund të përpunohet menjëherë, që prej shfaqjes së simptomave të para me prenotimin paraprak në numrat e telefonit  ?071/278-529, ?078/218-731, ?071/269-623 и?072/319-850 në laboratorët e mëposhtëm:

– Lagja Taftalixhe në Shkup (lokacioni 1), çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

– Tetovë (lokacioni 3), nga dita e hënë deri të premte nga ora 08.00-14.00, të shtunë nga ora 08.00-13.00.

ÇMIMI: 3000 denarë

Menunë komplete për teste për COVID-19 mund ta shikoni në këtë link.

Laboratori Avicena disponon me menunë më të gjerë të testeve mikrobiologjike dhe molekulare për infeksione respiratorë.

Në përgjithësi, roli i vitaminës D lidhet me shëndetin e kockave dhe metabolizmin e kockave. Megjithatë, roli i Vitaminës D është shumë më i gjerë, sepse ajo merr pjesë në shumë procese të ndërlikuara në trupin e njeriut.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME VITAMINA D?

PËR KOCKA TË FORTA DHE TË SHËNDETSHME

Një nga rolet më të rëndësishme të vitaminës D është mirëmbajtja e përqendrimit në serum të kalciumit dhe fosforit, nëpërmjet absorbimit/shfrytëzimit të rregullt të tyre. Me këtë sigurohet mineralizim normal i kockave, dhe rritje dhe zhvillim të indit kockor. Mungesa e vitaminës D e ndryshon metabolizmin e këtyre mineraleve, që shkakton dendësi të ulët minerale të kockave dhe e zmadhon rrezikun e humbjes së masës kockore ose rrezikun për thyerje.

PËR MIRËMBAJTJEN E FUQISË MUSKULORE

Dobësia e muskujve mund të jetë edhe një efekt i padëshiruar i nivelit të ulët të vitaminës S, veçanërisht tek personat më të moshuar. Vitamina D i përmirëson në mënyrë të konsiderueshme performancat e muskujve dhe e përshpejton procesin e shërimit gjatë lëndimeve të ndryshme muskulore. 

E PËRMIRËSON FUNKSIONIN E TRURIT

Mungesa e vitaminës D mund ta zmadhojë rrezikun për zhvillim të demencës, dhe ndikon në sekretimin dhe sasinë e hormonit serotoninë (hormoni i lumturisë), i lidhur me humorin tek njerëzit.

E PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS

Vitamina D e përmirëson funksionin e zemrës, dhe mungesa e saj lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të caktuara të zemrës.

PËR FUNKSION NORMAL TË SISTEMIT IMUNITAR

Receptorët për vitaminë D janë të pranishëm në shumicën e qelizave në trupin tonë, duke i përfshirë edhe qelizat e sistemit natyror imunitar dhe mundëson funksionimin e tyre normal.

SËMUNDJE AUTOIMUNITARE

Hulumtime të shumta botërore që e vërtetojnë lidhjen ndërmjet mungesës së vitaminës D dhe sëmundjeve të ndryshme autoimune  siç janë skleroza multiple, astma, sëmundja e Chron-it dhe koliti ulceroz.

BURIME TË VITAMINËS D

Mënyra në të cilën organizmin e fiton sasinë e nevojshme të kësaj vitamine është nëpërmjet ekspozimit në dritën diellore, nëpërmjet ushqimit dhe me konsumin plotësues të (suplementëve) të Vitaminës D.

Dielli është burimi kryesor i vitaminës D!

Hulumtimet e fundit tregojnë se rreth 1 miliardë njerëz ose 15% e popullatës botërore vuan nga deficiti i vitaminës D. Si shkak kryesor për shfaqjen e kësaj gjendjeje konsiderohet ekspozimi i pamjaftueshëm në diell (dritë UV).

Kur drita ultravjollcë (UV) nga dielli arrin në lëkurën e njeriut, shkakton reaksion kimik që gjeneron vitaminë D. Në periudhën e verës janë të nevojshme vetëm rreth 10 minuta ekspozim në diell që të plotësohen nevojat ditore. Periudhën e dimrit koha e ekspozimit në diell është më e gjatë, rreth 2 orë.

Personat me lëkurë më të errët do të gjenerojnë vitaminë D nga ekspozimi në diell, por në mënyrë jo kaq efikase, për shkakun se lëkura më e errët përmban më shumë melaninë bllokuese ndaj rrezeve UV. Ky është shkaku kryesor pse mungesa e vitaminës D mund të jetë më e përfaqësuar tek personat me ton më të errët të lëkurës. Njerëzit, gjithashtu humbasin një pjesë të aftësisë së tyre që të prodhojnë vitaminë D nga dielli kur plaken, duke i vendosur personat më të moshuar në grupin që ka rrezik më të madh që të zhvillojë mungesë të Vitaminës D.

USHQIM I PASUR ME VITAMINË D

– Vaj peshku dhe peshq të yndyrshëm (salmon, ton, sardele, harengë, skumbri, troftë, dhe peshq të tjerë të yndyrshëm)

– Qumësht dhe produkte qumështi (gjalpë, salcë kosi, kaçkavall, djathtë, jogurt etj.)

– E verdha e vezës

– Mëlçi

– Kërpudha (shiitake, agaricus, chanterelle)

Të vetëdijshëm për rolin e vitaminës D në organizmin tonë dhe për rëndësinë e saj në procese të shumta, e një rëndësie të veçantë janë kontrollet e rregullta për nivelin e vitaminës D.

Në Laboratorin Avicena përpunohen testet më bashkëkohore të prodhuesit Siemens Healthineers, sipas procedurës së certifikuar në pajtueshmëri me programin e standardizim të testimit të Vitaminës D, CDC (Center for Disease Control, SHBA), për përcaktim të shpejtë dhe preciz të nivelit të vitaminës D.

Kontrolli i vitaminës D së bashku me analizat kalcium i jonizuar (Ca++) dhe hormon paratiroid (PTH) jep një shqyrtim të qartë në ndodhitë në organizëm dhe për metabolizmin e vitaminës D

Çrregullim i sistemit për koagulim tek pacientë me COVID-19

Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut

Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut paraqet mekanizëm natyror dhe mbrojtës për organizmin nga gjakderdhja. Kur ekziston dëmtim i mureve të enëve të gjakut, ndodh ngjitja e pllakave të gjakut (trombocitet), fibrinë dhe aktivizim i shumë mekanizmave, qëllimi i të cilave është që të lindë një bllokues që do ta ndalojë gjakderdhjen.

Gjatë gjendjeve patologjike mund të lindë mbushja e tejmasë e trombociteve dhe fibrinës në pjesën e brendshme të enës së gjakut, që çon në çrregullim të qarkullimit të gjakut deri në ndërprerjen e saj për shkak të bllokimit të enës së gjakut me tromb. Kjo gjendje quhet trombozë. Trombet e tilla mund të lindin kudo – nga enët më të vogla të gjakut deri në enët e gjakut më të mëdha dhe të shkaktojnë nivel të ndryshëm dëmtimit, madje edhe vdekje.

Në organizmin e njeriut është i pranishëm edhe një sistem i kundërt i koagulimit, ai është mekanizmi i antikoagulimit. Midis sistemit të koagulimit dhe sistemit të antikoagulimit në organizëm mirëmbahet baraspeshë e vazhdueshme. Në atë mënyrë organizmi është i mbrojtur nga dy rreziqe shumë të mëdha nga qarkullimi i çrregullt i gjakut – gjakderdhja dhe tromboza.

Faktorët e rrezikut

Ekzistojnë gjendje të caktuara që e zmadhojnë rrezikun për lindjen e trombozës, siç janë: ndryshime në murin e enëve të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje reumatike, inflamacione, sëmundje malinje, trauma, lindje, marrja e medikamenteve të caktuara, faktorë të trashëguar gjenetikë dhe gjendje të tjera.

Mjekimi

Në varësi të pamjes klinike dhe rëndësisë së sëmundjes, mjekimi kryhet në kushte shtëpiake ose spitalore, ekskluzivisht pas ekzaminimit dhe rekomandimit nga mjeku specialist.

COVID-19 dhe sistemi i koagulimit

Edhe pse nuk është e pazakonshme që infeksionet ta zmadhojnë rrezikun nga ngurtësimi, COVID-19 është i lidhur me një vëllim të paparë të çrregullimeve të lidhura me ngurtësimin e gjakut tek pacientë të sëmurë.  Pacientët me COVID-19 përballen me anormalitete (çrregullime) serioze dhe ndonjëherë fatale të ngurtësimit të gjakut.

Studimet tregojnë se tek rreth 25% – madje edhe deri 70% – e pacientëve të sëmurë kritikë është vërtetuar tromboembolizëm venoz ose emboli e mushkërive.

Prandaj e një rëndësie kyçe është vlerësimit laboratorik rutinë, është që të kryhet edhe matja e parametrave nga sistemi i koagulimit në gjak, siç janë: analiza e gjakut (numri i trombociteve), D-dimer, PT – Koha protrombike, aPTT –  Koha tromboplastike e aktivizuar parciale e të tjera.

D-dimerë

D-dimerët paraqesin fragmente, pjesë nga degradimi i fibrinës dhe detektimi i niveleve të larta janë shenjë se po aktivizohet sistemi për koagulim.

Nivelet normale të D-dimerëve tek persona të rritur të shëndetshëm janë 0,5 mg/L.

Nivelet e zmadhuara të D-dimerëve tek pacientë me COVID-19 shpesh është shenjë se ekziston rrezik nga formimi i trombeve, që mund të shpërndahen me qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë bllokim të ndonjë ene gjaku. Prandaj, pas kontrollit të kryer nga mjeku – specialist duhet të jepet terapi përkatëse dhe të trajtohet kjo gjendje.

Është shumë e rëndësishme që të përmendet se laboratorë të ndryshëm mund të përdorin instrumente të ndryshme, teknologji, vlera referente dhe teste të ndryshme për përcaktimin e D-dimerëve dhe prandaj duhet të kryhet krahasimi i rezultateve nga laboratorë të ndryshëm dhe të bëhet kujdes se në cilat njësi është e shprehur vlera e saj.


7 fakte që duhet t’i dini për intolerancën ndaj laktozës

GJITHÇKA ËSHTË NË ENZIMAT

Trupi juaj prodhon enzimë që ashtuquajtur laktazë. Kur pini një gotë qumësht, laktaza ju ndihmon që ta shpërbëni sheqerin e qumështit laktozë në sheqerna më të thjeshta që absorbohen në rrjedhën tuaj të gjakut. Intoleranca ndaj laktozës shfaqet kur keni deficit  të laktazës.

DUHET TË KONSULTOHENI ME MJEKUN TUAJ

Disa sëmundje të stomakut kanë simptoma të ngjashme me simptomat e intolerancës ndaj laktozës. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë që ta përcaktoni shkakun për simptomat tuaja dhe se cilat ekzaminime duhet t’i kryheni.

JO ÇDOKUSH KA SIMPTOMA

Laktoza mund të prodhojë një spektër të gjerë të simptomave gastrointestinale. Këto simptoma përfshijnë fryerje, nauze, gazra, dhimbje abdominale dhe diarre. Megjithatë, mund të keni mungesë të laktazës dhe të mos keni asnjë shenjë.

ZAKONISHT SHFAQET NË MOSHË MË TË MADHE

Shumë pak foshnja lindin intolerante ndaj laktozës dhe duhet të pinë formulë pa laktozë në vend të qumështit të nënës. Megjithatë, shumica e njerëzve që janë intolerantë ndaj laktozës, e humbasin aftësinë që ta tretin qumështin diku pas lindjes. Zakonisht, kjo ndodh në moshën nga 2 deri 12 vjeç, edhe pse mund të mos përjetoni simptomat deri në adoleshencën e vonshme ose në moshë më të madhe.

NUK JENI TË VETËM

Deri 65% e njerëzve nëpër botë dhe 30 milionë Amerikanë kanë nivel të caktuar të intolerancës ndaj laktozës. Më shpesh shfaqet tek njerëzit prejardhja e të cilëve është aziatike, afrikane, spanjolle. Më pak e mundshme që të jenë intolerantë ndaj laktozës janë njerëzit nga Evropa veriore dhe ajo perëndimore.

INTOLERANCA NDAJ LAKTOZËS NUK ËSHTË ALERGI NDAJ QUMËSHT

Alergjia e qumështit është më e rrallë, por më e dëmshme se intoleranca e laktozës. Nëse jeni alergjikë ndaj qumështit, trupi juaj lufton me produktet e qumështit si të jetë sulmues i dëmshëm. Simptomat janë zakonisht më të rënda dhe mund të përfshijnë edhe frymëmarrje të vështirësuar, kruarje të syve, puçrra. Njerëzit me këtë alergji duhet të anashkalojnë tërësisht produkte qumështi.

NUK JANË TË NDALUARA TË GJITHA PRODUKTET E QUMËSHTIT

Për momentin në tregun tonë janë të disponueshme shumë produkte qumështi që në përbërjen e tyre nuk kanë laktozë. Produkte qumështi që kanë nivel më të ulët të laktozës dhe mund të treten në organizëm akoma më lehtë janë djathërat e fortë dhe të vjetër të stazhionuar (parmezan ose çedar) dhe jogurt. .

DIAGNOZA

Në ISHP Laboratorin Avicena përpunohet testi më bashkëkohor për testim gjenetik të intolerancës ndaj laktozës me metodën e hibridizimit të anasjelltë – PCR.

Testi kryhen identifikim të dy polimorfizmave të lokalizuara në intron 9 (С/Т13910) dhe 13 (G/A 22018) të gjenit MCM6, që janë të lidhura me perzistencën e aktivitetit të laktazës tek persona të rritur dhe fëmijë mbi 5 vjeç.

* Çmimi i testit: 2.690,00 den.

Testim sindromatik i infeksioneve gastrointestinale

Ju informojmë që në Laboratorin Avicena është e disponueshme meny komplete e testeve për diagnozë të shkaktarëve të sëmundjeve gastrointestinale.
Sëmundjet e traktit gastrointestinal janë shumë të shpeshta tek popullata e përgjithshme dhe manifestohen në forma nga më të ndryshmet, në varësi të shkaktarit të gjendjes.
Qasja sindromatike e testimit, tek pacient me simptoma gastrointestinale, do të mundësojë diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe në kohë të gjendjes, dhe trajtim të përshtatshëm për pacientin.

DIAGNOZA ETIOLOGJIKE E SHKAKTARIT ËSHTË KYÇE PËR TRAJTIM TË PËRSHTATSHËM TË PERSONIT TË SËMURË.

►           TESTIM NGA NJË MOSTËR, PËR LLOJE TË NDRYSHME SHKAKËTARËSH

►           DIAGNOZA E SHPEJTË ETIOLOGJIKE MUNDËSON TRAJTIM TË PËRSHTATSHËM DHE TERAPI TË DREJTUAR

►           MASA PARANDALUESE PËR KONTROLL TË INFEKSIONIT

►           KURSIM TË KOHËS DHE MJETEVE MONETARE

ShkaktariMetoda
 PAKETË TË PLOTË GASTROINTESTINALE PËR DETEKTIM TË 17 SHKAKTARËVE TË INFEKSIONEVE GASTROINTESTINALE(6 VIRUSE, 9 BAKTERIE DHE 2 FUNGJE) Multipleks      Real-Time PCR Му
 PANEL PËR SHKAKTARË GASTROINTESTINALË VIRUSESH:  NOROVIRUS G I, NOROVIRUS G II, ROTAVIRUS, ADENOVIRUS, ASTROVIRUS, SAPOVIRUS MultipleksReal-Time PCR
FEÇE PËR ROTA VIRUSImunokromatografi
FEÇE PËR ROTA + ADENO VIRUSImunokromatografi
FEÇE PËR NOROVIRUSImunokromatografi
FEÇE PËR NOROVIRUS + ROTAVIRUS +ADENOVIRUSImunokromatografi
KOPROKULTURËKulturë
BRIS REKTALKulturë
FEÇE/BRIS REKTAL PËR CANDIDAKulturë
CLOSTRIDIUM DIFFICILE – TOKSINË А DHE B, NË FEÇEImunokromatografi
GIARDIA LAMBLIA DHE CRYPTOSPORIDIUM NË FEÇEImunokromatografi
CAMPYLOBACTER NË FEÇEImunokromatografi
BRIS CELOFANIMikroskopi
FEÇE PËR PARAZITË DHE PROTOZOA     Mikroskopi
Helicobacter pylori IgA (serum)CLIA
Helicobacter pylori IgG (serum)CLIA
Antigjen i Helicobacter pylori në feçeImunokromatografi
Çmimi: https://avicenalab.com.mk/sq/analiza-cmimore/

Të nderuar, ju informojmë që Laboratori Avicena disponon me meny komplete të testeve për detektim të shkaktarëve më të shpeshtë të etheve me ekzantemë dhe sëmundje që parandalohen me vaksina. Të gjitha analizat punohen me metodë kimiolumineshente (CLIA) që ka ndjeshmëri dhe specifikë të lartë dhe garanton rezultate të sakta dhe precize:

Testet e disponueshme në Laboratori Avicena:

Morbilli Virus

›          Morbilli Virus IgM                      

›          Morbilli Virus IgG                     

›          Morbilli Virus IgM+IgG           

Rubella

›          Rubella IgM                               

›          Rubella IgG                              

›          Rubella IgM+IgG                     

 Parotitis

›          Parotitis IgM                              

›          Parotitis IgG                              

›          Parotitis IgM+IgG                   

Varicella Zoster Virus

›          Varicella Zoster Virus IgG         

›          Varicella Zoster Virus IgM         

Parvovirus

›          Parvovirus IgM                        

Për çfarëdo lloj informacionesh ose pyetje plotësuese, na kontaktoni në numrat tanë të telefonit 02/3179-001, 02/2477-345 dhe 044/355-550

Lanceta unike për marrjen e mostrës së gjakut nga gishti

Laboratori Avicena është laboratori i vetëm në të cilin përdoren lancetat unike për marrjen e mostrës së gjakut nga gishti, me teknologjinë e patentuar Comfort Zone Technology®.

Domethënë, prodhuesi anglez Owen Mumford, e ka patentuar këtë teknologji që mundëson zvogëlim të dhimbjes gjatë vetë prakjes së lancetës mbi lëkurë dhe një përvojë të përgjithshme më të këndshme gjatë marrjes së mostrës së gjakut.

Dizajni përbëhet nga ajo që në pjesën që e prek lëkurën, ekzistojnë 8 pika të ngritura që kryejnë presion të ëmbël. Skajet përfundimtare nervore e regjistrojnë këtë prekje dhe dërgojnë sinjal në tru për përvojë të këndshme, duke e maskuar ndjenjën e dhimbjes gjatë shpimit.

Në vijim shihni video dhe njihuni më shumë me këto lanceta unike.

PNEUMOSLIDE zgjidhje tipike për patogjenë atipikë

PNEUMOSLIDE – test për zbulimin e njëkohshëm të 9 llojeve të baktereve dhe viruseve – shkaktarë të infeksioneve më të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes që nuk zbulohen me metoda klasike.

PSE PNEUMOSLIDE?

1.       Zbulim të saktë dhe të shpejtë të shkaktarëve të infeksioneve të pazakonshme

2.       Mundësi për mjekim më të përshtatshëm

3.       Shkurtohet kohëzgjatja e sëmundjes

4.       Pa rrezik për rezistencë ndaj medikamenteve të dhëna

5.       Kursen kohë dhe shpenzime

6.       Parandalon zhvillim të komplikimeve

7.       Identifikim të 9 patogjeneve atipike respiratore njëkohësisht

8.       Me vetëm një test, rezultatet brenda ditës

ÇFARË ËSHTË PNEUMOSLIDE?

Test imuno-fluoreshent që mundëson detektim të antitrupave IgG dhe IgM nga serumi i pacientit, për 9 patogjenë individualë atipikë njëkohësisht.

–          Mycoplasma pneumoniae

–          Legionella pneumophila

–          Chlamydia Pneumoniae

–          Coxiella burnetii

–          Adenovirus

–          Virus Respirator Sincicial

–          Influenza A

–          Influenza B

–          Parainfluenza (serotipe1,2,3)

Mbani mend! Numër i madh i infeksioneve respiratore janë të shkaktuara nga patogjenët atipikë të lartpërmendur dhe të njëjtët janë shkaktarë për morbiditet dhe mortalitet jashtëzakonisht të lartë!

KUR PNEUMOSLIDE?

Është i indikuar tek të gjitha infeksionet respiratore!

□        Numri më i madh i infeksioneve respiratore janë etiologjikisht të padëshmuara

□        Shumë shpesh janë të përfshirë më shumë patogjenë

□        Gjithnjë e më shumë haset infeksion i përzierë

Veçanërisht tek:                                                                                                                 

►     Infeksione respiratore  të zgjatura dhe të përsëritshme

►     HOBB  (SKOM) (Sëmundje Kronike Obstruktive të Mushkërive)

►     Fëmijë të vegjël

►     Persona të moshuar

►     Të sëmurë kardiopulmonarë, kronikë dhe të palëvizshëm

►     Persona me sistem imunitar të komprometuar

►     Manifestime ekstrapulmonare

HPV (Human Papillomavirus) – Pyetjet më të shpeshta

Çfarë paraqet HPV?

HPV është emër grupi virusesh. Ekzistojnë rreth 150 lloje të HPV (Human papilloma virus) që janë seksualisht – të transmetueshme, që i përfshijnë organet gjenitale tek burrat dhe gratë. Disa lloje të HPV (psh. tip 6, tip 11) shkakëtojnë ndryshime që quhen lytha gjenitale, derisa lloje të tjera, që quhen shumë të rrezikshme (psh. tip 16, tip 18 etj.) mund të shkakëtojnë ndryshime CIN (rritje anormale të qelizave) që çojnë në zhvillim të kancerit në qafën e mitrës.

Si mund të fitoj HPV?

HPV transmetohet me kontakt gjenital, më shpesh nëpërmjet marrëdhënies seksuale vaginale ose anale. Numri më i madh i njerëzve nuk dijnë se e kanë virusin ose se ja transmetojnë partnerit të tyre. Prandaj, më shpesh nuk është e mundur të dihet se kush e ka transmetuar virusin dhe kur ka ndodhur infeksioni.

A ekziston mënyrë tjetër për infektim me HPV?

Ekzistojnë më shumë keqkuptime rreth asaj se si mund të fitohet HPV. Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se prezervativët nuk mundësojnë mbrojtje 100% nga HPV. Sepse virusi gjendet edhe në lëkurën rreth organeve gjenitale, virusi shumë lehtë mund të kalojë nga rajoni gjenital i burrit në vaginën, vulvën ose anusin e gruas.

Si shkakëton HPV kancer në qafën e mitrës?

Virusi i HPV shkakëton rritje anormale të qelizave në qafën e mitrës. Në numër të madh të rasteve, HPV zhduket vetë. Megjithatë kur infeksioni me HPV zgjat një kohë të caktuar, nga qelizat anormale mund të zhvillohet kancer (kancer në qafën e mitrës ose në pjesë të tjera të trupit).

A mund të (parandalohet) pengohet kanceri në qafën e mitrës?

Po. Ekzistojnë teste me të cilat mund të gjenden shenja të hershme, para se të zhvillohen simptomat. Në këtë mënyrë, problemi do të gjendet dhe do të zgjidhet para se të zhvillohet në kancer. Testet e tilla janë PAP-test dhe HPV-test.

Cili është dallimi midis PAP-testit dhe HPV-testit?

Që të dy testet mundësojnë të bëhet skrining për kancer cervikal. Dallimi është në atë që detektojnë gjera të ndryshme. me PAP-testin kërkohen ndryshimet e qelizave që mund të çojnë në kancer. Me HPV-testin kërkohet dhe detektohet virusi i HPV që i shkakëton këto ndryshime.

A do të fitoj kancer në qafën e mitrës nëse kam HPV?

Ato gra që kanë HPV nuk do të zhvillojnë kancer në qafën e mitrës, vetëm nëse i ndjekin këshillat dhe udhëzimet nga gjinekologët e tyre për testim dhe trajtim përkatës. Përderisa keni HPV, gjinekologu Juaj do të rekomandojë kontrolle dhe testime më të shpeshta, me qëllim që të gjenden herët ndryshimet eventuale dhe të njëjtat të trajtohen në mënyrë përkatëse. Prandaj, ndiqini këshillat e Gjinekologut Tuaj.

Përderisa kam HPV, a do të mund të mbetem shtatzënë dhe të lind foshnjë të shëndetshme?

Ekzistimi i HPV nuk e zvogëlon shansin për shtatzëni. Lloji i HPV që keni, nuk do të mund të ndikonte mbi shëndetin e foshnjës së sapolindur. Megjithatë, përderisa keni nevojë për trajtim të qelizave anormale në qafën e mitrës (të shkakëtuara nga HPV), vetë trajtimi mund të ndikojë në shanset për shtatzëni.

Konsultohuni me gjinekologun tuaj në lidhje me këtë. Si mund të bëj HPV – test?

Diagnostikimi i rregullt i HPV është i një rëndësie të madhe dhe është vendimtar për trajtimin e mëtejshëm të pacientit.

Në ISHP Laboratorin Avicena mund ta bëni testin Anyplex II HPV 28  të vetëm multipleks RT-PCR, që mundëson detektim, diferencim dhe kuantifikim të njëkohshëm të 28 llojeve të ndryshme të gjenotipeve HPV (19 me rrezik të lartë dhe 9 me rrezik të ulët), përgjegjëse për kancer cervikal dhe/ose infeksione seksualisht të transmetueshme. 

19 me rrezik të lartë : 16,18,26,31,33,35,39,45,51,52,53,56,58,59,66,68,69,73,82

9 me rrezik të ulët: 6,11,40,42,43,44,54,61,70

Falë teknologjive të vetme DPO® dhe TOCE® ky test kryet në instrumente RT-PCR, për detektim shumë preçiz, diferencim dhe kuantifikim të infeksioneve HPV me rrezik të lartë dhe rrezik të ulët.

Testi i siguron të gjitha informacionet e nevojshme (gjenotip, bashkë-infeksion, rezultat kuantitativ) në lidhje me infeksionin, që të lehtësohet ndjekja klinike e pacientit.

Markera të zemrës

Mjekësia moderne parandaluese synon drejt asaj që të bëjë skrining mbi popullatën me qëllim që të zbulohen ata që kanë rrezik për të zhvilluar sëmundje të caktuar, pra të zbulohen ata tek të cilët procesi tashmë ka filluar, por ende nuk është shoqëruar me simptoma. Kështu, sot rreziku për lindje të incidencave kardiovaskulare mund të interpretohet mbi bazë të shumë parametrave laboratorikë si do të mund të ndërmerreshin masa parandaluese në kohë

Çfarë janë markerat e zemrës?

Markerat e zemrës janë biomarkera (substanca) që çlirohen në gjak dhe përqëndrimi i të cilave matet me qëllim që të vlerësohet funksioni i rregullt i zemrës.

Pse maten?

Matja e markerave të zemrës ndihmon në vlerësimin e rrezikut, diagnostifikimin, ndjekjen dhe përballimin me problemet e zemrës, duke mundësuar fillim të shpejtë të parandalimeve dhe masave terapeutike.

Laboratori Avicena ju ofron testet më bashkëkohore shumë të ndjeshme të Siemens Healthcare Diagnostics në pajtueshmëri me rekomandimet e ESC (European Society of Cardiology) dhe ACC (American College of Cardiology Foundation) për përcaktimin e përqëndrimit të të gjithë markerave të zemrës në gjak.

C – proteinë reaktive shumë e ndjeshme (hsCRP)

hsCRP është proteinë në fazë akute, që shfaqet në qarkullim si përgjigje e citokineve inflamatore (si interleukin-6) dhe paraqet marker për inflamacion sistemik. Ai është indikator i rëndësishëm gjatë inflamacioneve, nekrozave të indit ose gjatë traumave.

► hsCRP është indikator për lindje të ndonjë çrregullimi kardiovaskular tek persona të rritur, pa histori paraprake për ekzistim të sëmundjes.

► hsCRP e përmirëson vlerësimin e rrezikut dhe përgjigjes së terapisë në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare. Vlerat referente të CRP në plazmë janë më të vogla se 3,0 mg/L.

Testi hsCRP kryen analizë kuantitative të shumë niveleve të ulta të CRP në gjak. Testet klasike CRP nuk mund ta detektojnë nivelin e CRP që është i lidhur me zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare. Pikërisht me testin hsCRP mund të detektohen këto përqëndrime të ulta. Bëhet fjalë për test që gjithnjë e më shumë përdoret si marker për vlerësim të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, por edhe si marker parashikues tek sëmundje të zemrës tashmë ekzistuese. Së bashku me vlerësimin e statusit të lipideve dhe sistemeve -skor për përcaktim të rrezikut, testi hsCRP është i domosdoshëm në vlerësimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare tek individi.

Kreatin kinaza (CK)

CK-MB

Në praktikën klinike përcaktimi kuantitativ i CK në serum shërben si marker për infarkt të miokardit dhe sëmundje të muskujve skeletorë. Përqëndrimi i CK-MB si marker për dëmtim të hershëm të miokardit rritet 2-6 orë pas goditjes, dhe mund të rritet edhe deri 2-3 ditë pas goditjes së zemrës.

Shkaqet për vlera të rritura:

1. Infarkt i miokardit

2. Miokarditis

3. Perikarditis

4. Distrofi muskulare

5. Оperacion të zemrës

6. Ushtrime të vështira – trajnim

7. Sëmundje të përziera të indit lidhës

8. Kardiomiopati

9. Hipotermi

Vlera referente: deri 5.3 IU/L

Troponin

Përcaktimi kuantitativ i troponinës I në serum shërben si marker për nekrozë të miokardit dhe infarkt akut të miokardit, për identifikim të pacientëve me rrezik të lartë dhe ndjekje të gjendjes, vërtetim të nevojës për trajtim më agresiv, të kryhet dallim midis angina pektoris dhe infarktit të miokardit tek pacientë me dhimbje në gjoks.

Troponinet e zemrës gjatë infarktit të miokardit mbeten të zmadhuara 10 – 14 ditë pas dëmtimit kardial.

Nivelet e troponinës mbeten të zmadhuara në gjak më gjatë se nivelet e CK-MB ose MYO, duke mundësuar një periudhë të vazhduar diagnostike për infarktin e miokardit.

Vlera referente: < 1,0 ng/ml