0%
Loading ...

Ju informojmë se në laboratorin tonë është në dispozicion një analizë e re laboratorike – Saturimi i transferinës (TSAT), i cili përfaqëson përqindjen e proteinave të transferinës në gjak që në atë moment janë të lidhura me hekurin. Ky parametër jep informacion mbi sasinë e hekurit të disponueshëm për indet dhe përdoret për vlerësimin e metabolizmit të hekurit dhe zbulimin e çrregullimeve që lidhen me mungesën ose akumulimin e tepërt të hekurit në organizëm. Saturimi i transferinës llogaritet në bazë të vlerave të hekurit në serum dhe kapacitetit total të lidhjes së hekurit (TIBC).

Rezultatet raportohen në përqindje.

Përgatitja: Rekomandohet që analiza të kryhet në mëngjes dhe esëll (8–12 orë pas vaktit të fundit). Nëse merrni preparate me hekur ose suplemente që lidhen me metabolizmin e hekurit, duhet të mos i merrni 5–6 ditë para analizës, pasi ato mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin real të analizës. Për ndërprerjen e terapisë ose suplementeve, është e detyrueshme të konsultoheni me mjekun tuaj.

Mostra: Serum

Çmimi: 650 denarë

Për më shumë informacion në lidhje me analizën, mënyrën e përgatitjes dhe kushtet e kryerjes së saj, na kontaktoni në 02 3179 001.