fbpx

CERTIFIKATË E RE DIGJITALE EVROPIANE PËR UDHËTIM ME REZUTLATET E LËSHUARA NGA LABORATORI AVICENA

Duke filluar nga dita e sotme me çdo teste të kryer COVID-19 PCR ose test antigjen për udhëtim në Laboratorin Avicena, fitoni certifikatë Evropiane me të cilin dëshmohet besueshmëria e rezultateve tuaja.

Certifikata e re Evropiane, në mënyrë plotësuese ju mundëson që ta dokumentoni në mënyrë digjitale dhe ta ruani rezultatin në pajisjen tuaj, me qëllim që të mund të udhëtoni në shtete të tjera dhe tu përgjigjeni kërkesave në pikat kufitare të shteteve të tjera, njëkohësisht duke e mbrojtur privatësinë tuaj.

Gjithçka që duhet të bëni që ta ruani rezultatin tuaj në formë digjitale është që ta shkarkoni aplikacionin e telefonit “Mk Wallet” në Play Store ose në App Store dhe ta skanoni kodin QR.

Laboratori Avicena është laboratori i parë që është pjesë e rrjetit të laboratorëve të verifikuar të Ministrisë së Shëndetësisë që lëshojnë rezultate laboratorike për klientët e saj me mundësinë për udhëtim më të lehtë dhe kalim më të lehtë të kufijve, atje ku është destinacioni juaj i radhës.

Si edhe deri tani, rezultatet tuaja të lëshuara nga Laboratori Avicena do të jenë të disponueshme në version të printuar dhe elektronik, me certifikatë Evropiane për udhëtim, dhe duke filluar nga dita e sotme certifikatën mund ta ruani në formë digjitale nëpërmjet aplikacionit “My Wallet”

Certifikata evropiane do të lëshohet për çdo pacient që do të kryejë testim për COVID-19 në Laboratorin Avicena pa kompensim.

Hapi 1: Bëni PCR ose test të shpejtë antigjen në Laboratorin Avicena, i përmendni kolegëve në sportelin e pranimit se keni nevojë për certifikatë për udhëtim

Hapi 2: Sapo të jenë gati rezultatet tuaja, në adresën tuaj e-mail do t’i fitoni në gjuhën maqedonase, me përkthim pa pagesë në gjuhën angleze dhe do t’ju mbërrijë certifikatë digjitale evropiane me të dhënat tuaja personale

Hapi 3: Që ta ruani rezultatin tuaj në mënyrë digjitale, shkarkoni aplikacionin My Wallet App në Play Store ose në Аpp Store

Hapi 4: Skanoni kodin QR të certifikatës dhe vendosni kodin tuaj unik TAN.

Tani certifikata juaj është e krijuar në mënyrë digjitale dhe me atë mund të udhëtoni më lehtë në destinacionin tuaj të radhës. Me klikim në ndonjë certifikatë nga lista e certifikateve hapen detajet për të.