Më datën 10.4.2022 (të dielë) u mbajt edicioni jubilar i 10-të i Garës së Femrave Avicena.
Pa dallim të kushteve kohore, për mbi 2000 zonja shiu nuk ishte pengesë që t’i rendin 3 kilometrat më argëtuese.
Falënderim i madh për miqtë tanë Bashkimi i sporteve të Shkupit, me të cilët e kemi nderin që të bashkëpunojmë për evente të tilla që e nxitin kulturën sportive tek femrat. Gara tashmë 10 vjet është dëshmi se femrat pa dallim të moshës kanë shpirt sportiv, dhe zakonet e shëndetshme janë pjesë e jetës së tyre të përditshme.
Këtë vit, nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrëseve e para në pikën përfundimtare arriti Vesna Kiraxhieva për 12 minuta e 22 sekonda, vendi i dytë i shkoi Bojana Naumovska me 12 minuta dhe 35 sekonda dhe në vend të tretë u gjend Vera Ukradevska, që e vrapoi udhën për 12 minuta e 35 sekonda.
Mbi 2000 pjesëmarrëse vrapuan në shi dhe e zbukuruan Parkun e Qytetit dhe Qytetin e Shkupit. I falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset! Shihemi në Garën e ardhshme të Femrave Avicena.
#AvicenaZenskaTrska
Fotografi: Zenska Trka, Macedonia Best Photos, Nebojsha Galevski, Bobi Kuzmanovski, Happy Photo.





























