0%
Loading ...

Ju prezantojmë IntimoTest 6 dhe IntimoTest 12 - teste molekulare për zbulimin e shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, pjesë e portofolit të rinovuar të Laboratorit Avicena.

Duke analizuar një mostër të vetme, testet mundësojnë zbulimin e njëkohshëm të disa shkaktarëve të mundshëm, duke ndihmuar në një vlerësim laboratorik më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirës.

IntimoTest 6 – Zbulimi i 6 shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme

Test molekular i shpejtë dhe me ndjeshmëri të lartë për zbulimin dhe identifikimin e njëkohshëm të materialit gjenetik të gjashtë shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme:

Chlamydia trachomatis, Neisseria gonorrhoeae, Ureaplasma urealyticum, Mycoplasma hominis, Mycoplasma genitalium dhe Treponema pallidum.

Duke analizuar një mostër të vetme, testi kontrollon për disa shkaktarë të mundshëm dhe ndihmon në një vlerësim laboratorik më të shpejtë e më gjithëpërfshirës.

Lloji i mostrës: strisho cervikale, uretrale, rektale/anale ose faringeale (nga fyti). Në varësi të llojit të mostrës, ajo merret nga gjinekologu, urologu ose një profesionist tjetër i kualifikuar shëndetësor. Strishot uretrale për meshkuj dhe strishot faringeale mund të merren edhe në laboratorin tonë.

Rezultatet: brenda 2 orëve nga pranimi ose dorëzimi i mostrës në laborator.

Përgatitja: pacienti nuk duhet të urinojë për të paktën 2 orë para marrjes së strishos uretrale.

IntimoTest 12 – qPCR për zbulimin e 12 shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme

Test gjithëpërfshirës molekular PCR me ndjeshmëri të lartë për zbulimin dhe identifikimin e materialit gjenetik të 12 shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Duke analizuar një mostër të vetme, testi kontrollon për disa shkaktarë të mundshëm dhe ndihmon në një vlerësim laboratorik më të shpejtë e më gjithëpërfshirës.

Paneli përfshin: Chlamydia trachomatis, Ureaplasma spp., Mycoplasma hominis, Mycoplasma genitalium, Trichomonas vaginalis, Neisseria gonorrhoeae, Candida albicans, Gardnerella vaginalis, Cytomegalovirus, Herpes simplex virus 1 dhe 2, HPV 16 dhe HPV 18.

Lloji i mostrës: strisho cervikale ose uretrale. Strishon cervikale e merr gjinekologu. Strishon uretrale për meshkuj e merr urologu ose një profesionist i kualifikuar shëndetësor në laboratorin tonë.

Rezultatet: brenda 24 orëve nga pranimi ose dorëzimi i mostrës në laborator.

Përgatitja: pacienti nuk duhet të urinojë për të paktën 2 orë para marrjes së strishos uretrale.