Bisedë me dr. Branko Jaglikovski për analizat më të shpeshta laboratorike në kohën e pandemisë me COVID-19

Cilat janë analizat më të shpeshta laboratorike për të cilat qytetarët vijnë në Laboratorin Avicena?

Nga fillimi i pandemisë deri më sot, ashtu siç ndryshonte pamja në botë edhe tek ne, ashtu ndryshonin edhe kërkesat e pacientëve dhe mjekëve, në lidhje me analizat laboratorike. Që prej vetë fillimit të pandemisë në Laboratorin Avicena përpunohen teste molekulare PCR, që ende janë aktuale dhe përpunohen në mënyrë të përditshme. Në vijim të këtyre testeve, mjekëve dhe pacientëve u janë të nevojshme dhe i kërkojnë testet për përqendrimin e antitrupave në gjak për pacientë që e dinë (ose nuk e dinë) që kanë qenë në kontakt me virusin. Çdo ditë përpunohen një gamë e gjerë e analizave biokimike dhe imunologjike që shërbejnë për ndjekjen e gjendjes së pacientëve me COVID-19. 

Edhe pse pandemia me COVID-19 po zgjat, sigurisht këtu janë edhe të gjithë pacientët e tjerë, që e vizitojnë laboratorin tonë për çdo gjendje tjetër, që nuk është e lidhur me SARS-CoV-2. Të mos i harrojmë pacientët që kanë sëmundje të ndryshme kronike jo të ngjitshme dhe të cilët kanë nevojë që ta ndjekin gjendjen e tyre. Më pas, këtu janë të gjitha analizat rutinë dhe analizat specifike për fëmijë dhe të rritur, gra shtatzëna, të gjitha llojet e analizave mikrobiologjike, diagnostikë tjetër molekulare etj.

Pacientët pozitivë me COVID-19 a mund të vijnë në laborator për analiza të tjera laboratorike?

Po. Pacientët pozitivë ndaj virusit që kanë nevojë për të bërë analiza të tjera laboratorike, është e nevojshme që të prenotojnë termin në numrat e telefonit:  071/278-529; 078/218-731; 071/269-623 dhe 072/319-850. 

Pranimi i pacientëve kryhet në hapësirën e re, të veçantë, të destinuar për marrjen e mostrave për teste dhe analizat e tjera laboratorike për pacientë me COVID-19.

Ekziston edhe mundësia që ekipet tona mobile të marrin material për analizë në kushte shtëpiake.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për analiza laboratorike që nuk janë të lidhura me COVID-19, pranohen nëpërmjet hyrjes kryesore në laborator. Prej jo shumë kohë më parë, u zgjerua edhe kapaciteti për pranim të një numri më të madh të pacientëve dhe për momentin kemi në dispozicion 9 hapësira për marrjen e materialeve për analizë, vetëm në laboratorin në Taftalixhe. Me këtë zvogëlohet koha e pritjes, duke e pasur parasysh faktin se në këto kushte, numri i personave që presin për shërbimin në hapësirë të mbyllur duhet të kufizohet.

Cilat analiza të tjera laboratorike janë të nevojshme tek pacientët me COVID-19 dhe çfarë na thonë ato?

Ndjekja biokimike e pacientëve me COVID-19 me ndihmë të testeve laboratorike është kyçe për vlerësimin e seriozitetit dhe progresionin e sëmundjes, si edhe për ndjekjen e trajtimit. Teste të caktuara laboratorike janë të lidhura me progresionin e papërshtatshëm të COVID-19 dhe japin informacione të rëndësishme parashikuese. Zakonisht, është e nevojshme që të bëhet paleta themelore e analizave laboratorike, që na japin pamje në gjendjen e përgjithshme të organizmit, na drejtojnë nëse bëhet fjalë për infeksion bakterial apo viral, por edhe japin informacion për nivelin e peshës së sëmundjes dhe parashikimin eventual në cilin drejtim lëviz sëmundja, me qëllim që mjekët të intervenojnë në kohë.

Më shpesh, pacientëve ju kryhet analizë e përgjithshme gjaku me sedimentim, markera të inflamacionit (CRP, D-Dimerë, Feritinë), analiza për enzima të caktuara dhe analiza që tregojnë për funksionin e mëlçisë, veshkave, muskulit të zemrës etj. (АSAT, ALAT, LDH, CK-MB, Troponinë).

Ekzistojnë edhe analiza specifike siç është Interleukinë-6, që jep informacion për nivelin e përgjigjes imunitare dhe është parashikues i të ashtuquajturës “Stuhia e citokinave”, që në thelbësi paraqet përgjigje imunitare të tejmasë të organizmit dhe është shkaku për një numër të madh rezultatesh të papërshtatshme. Me ndjekjen e këtij parametri, mund të ndiqet kur gjendja tek pacienti përkeqësohet dhe të ndërmerret trajtimi i përshtatshëm në kohë.

Tek pacientët që janë të sëmurë nga COVID-19 ose që janë shëruar, shpesh përmenden D-dimerët si analizë. Çfarë është e rëndësishme që të dimë për D-dimerët?

Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut paraqet mekanizëm natyror dhe mbrojtës të organizmit nga gjakderdhja. Kur ekziston dëmtimi i murrit të enëve të gjakut, lind ngjitja e pllakëzave të gjakut (trombocitet), fibrinë (rrjetë nga nyje fibrine) dhe aktivizim të shumë mekanizmave, qëllimi përfundimtar i të cilave është të krijohet “kapak” që do ta ndalojë gjakderdhjen.

D-dimerët paraqesin fragmente, pjesë nga degradimi i fibrinës dhe detektim të niveleve të zmadhuara janë shenjë se aktivizohet sistemi për koagulim (mbase edhe e tejmasë).

Nivele normale të D-dimereve tek persona të rritur të shëndetshëm janë 0,5 mg/L FEU.

Nivelet e zmadhuara të D-dimereve tek pacientët me COVID-19 më shpesh është shenjë se ekziston rrezik për formimin e trombëve, që mund të shpërndahen me  qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë bllokim të ndonjë ene gjaku. Prandaj, pas shqyrtimit të kryer nga mjeku-specialist duhet të jepet terapi e përshtatshme dhe të trajtohet kjo gjendje.

Është shumë e rëndësishme që të theksohet se testime të ndryshme laboratorike mund të përdorin metoda të ndryshme, instrumente, teknologji të ndryshme, dhe prandaj mund të ketë vlera të ndryshme referente dhe teste për përcaktimin e D-dimereve dhe prandaj nuk duhet të kryhet krahasimi i rezultateve nga teste të ndryshme laboratorike dhe të bëhet kujdes në të cilat evidenca është shprehur vlera.

Pse janë të rëndësishme testet për antitrupat e COVID-19?

Kombinimi i të dyja llojeve të testeve (me mostër– PCR dhe antitrupa) jep pamje të plotë dhe pamje reale për ndodhitë në organizmin e njeriut, kështu që testet imunologjike dhe molekulare janë të kompletuara dhe plotësohen njëra me tjetrën. Nëse me testet molekulare kryhet detektim i pranisë së vetë virusit ose madje edhe vetëm sekuenca e ARN-së së virusit, me ndihmë të matjes së përqendrimit të antitrupave, fitohet shqyrtim mbi atë nëse organizmi ka qenë në kontakt me virusin dhe se si është përgjigja imunologjike e organizmit në luftën me këtë virus.

Testet imunologjike që punohen në Laboratorin Avicena janë “JANË”- të certifikuara dhe punohen në analizues imunologjik tërësisht automatik i prodhuesit Siemens Healthineers.

Testet kanë ndjeshmëri (senzitivitet) klinik dhe specifikë jashtëzakonisht të lartë. 

Ajo që është e një rëndësie të jashtëzakonshme që të përmendet është se vetëm në Laboratorin Avicena punohen teste për matjen e përqendrimit të antitrupave IgG të ashtuquajtur neutralizues ndaj COVID-19 të prodhuesit Siemens – si gjenerata më e re e testeve të këtij lloji.

COVID-19 zakonisht stimulon përgjigje imunologjike me krijimin e shumë antitrupave që veprojnë si ushtri që të ndihmojnë në luftën kundër virusit – megjithatë, vetëm një nëngrup i vogël i atyre antitrupave janë të afta për neutralizimin, domethënë, një numër i vogël i këtyre antitrupave mund ta bllokojnë virusin dhe në atë mënyrë të parandalojnë që të infektohen qeliza shtesë. 

Testi IgG për antitrupa i kompanisë Siemens Healthineers, i mat në mënyrë të dëshmuar pikërisht antitrupat neutralizuese dhe jep informacion për përqendrimin e tyre të saktë.

Në fund, dëshiroj të theksoj se është shumë e rëndësishme që pacientët të jenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekun e tyre dhe t’i respektojnë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve.

Të kujdesen për shëndetin e tyre, t’i bëjnë ekzaminimet dhe kontrollet e nevojshme dhe ta ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e më të afërmve.

Si t’i përgatisni fëmijët tuaj për analiza laboratorike

Përgatitja e fëmijëve për analiza laboratorike mund të jetë një sfidë e vërtetë. Mundohuni që t’i shpjegoni në mënyrë të qetë dhe të kuptueshme fazat nëpër të cilat do të kalojë fëmija, duke i dhënë besim për praninë tuaj, si prind përkrah tij gjatë të gjithë procesit.

Në vijim lexoni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që ta përgatisni fëmijën tuaj për vizitë në laborator.

JINI TË INFORMUAR

Para se të vini në laborator, informohuni për gjithçka që do të mund t’ju shkaktojë shqetësim ose për atë çka nuk e keni mjaft  të qartë. Me këtë, ju do të jeni të qetë. Nëse ju vetë jenë të shqetësuar, ka shumë gjasa që edhe fëmija juaj të shqetësohet.

VENDOSNI PRITSHMËRI REALE

Një nga gjerat më të mira është që t’i thoni fëmijës se çfarë do të ndodhë me të vërtetë. Në vend që t’i thoni se marrja e gjakut nga gishti ose nga vena nuk do të dhembë aspak, nëse mosha e fëmijës është e përshtatshme, provoni t’i shpjegoni fëmijës se marrja e mostrës zgjat shumë shkurt, dhimbja minimale kalon menjëherë dhe se gjatë të gjithë kohës do të jeni me të. Para se të hyni në hapësirë, bisedoni për atë se kë do të shohë fëmijë (disa njerëz me uniformë) dhe çfarë do të bëjnë ata, që fëmija të ketë pritshmëri reale.

Nëse konsideroni se është e nevojshme, premtoni për ndonjë aktivitet të përbashkët zbavitës që mund ta bëni pas vizitës së laboratorit. Kështu, fëmija do të dijë çfarë të presë, dhe mendimi për aktivitetin, shpërblimin ose inkurajimi do ta detyrojë që të dojë të bashkëpunojë me personelin mjekësor.

Pas marrjes së mostrës, mburreni lirisht për sjelljen e tij.

PLANIFIKONI KOHËN E VIZITËS

Planifikoni vizitën kur fëmija juaj nuk është i lodhur dhe i uritur. Nëse është e nevojshme që të bëhet test në gjendje urie, bëjeni atë si gjënë e parë atë ditë, dhe merrni me vete ndonjë ushqim të lehtë që do t’ia ofroni pas marrjes së mostrës.

BISEDONI ME FËMIJËN TUAJ

Ju e njihni fëmijën tuaj më mirë nga të gjithë. Bisedoni me të para se të vini në laborator. Shpikni ndonjë lojë në të cilën do të garoni se kush do të qëndrojë i urtë sa më gjatë. Mësojeni fëmijën që të marrë frymë thellë deri sa të numërojë deri në 3 dhe pastaj ta lëshojë frymën. Ushtrimet me frymëmarrje do ta ndihmojnë fëmijën të ketë vetë kontroll mbi trupin e tij.

TËRHIQJANI VËMENDJEN

Gjatë kohës së marrjes së gjakut, më mirë është që mendimet dhe sytë të mos jenë të drejtuara drejt shiringës ose agës. Keni parasysh ndonjë fokusim alternativ, siç është shikimi i ndonjë libri interesant që ju e keni sjellë ose këndimi i këngës së preferuar. Merrni ndonjë lodër nga mjedisi përreth ose i ofroni që të shohë tek filmi vizatimor.

Edhe si tek të rriturit, po ashtu edhe tek fëmijët, regjimi i ushqimit 24 orë para vizitës së laboratorit është e një rëndësie thelbësore. Më shumicën e ekzaminimeve laboratorike të gjakut është e domosdoshme përgatitje që nënkupton marrjen e mostrës (me stomakun bosh) në mëngjes, 12 orë pas vaktit të fundit. Kjo është e domosdoshme sepse konsumimi i ushqimit në periudhën para marrjes së gjakut çon në rritjen e parametrave të caktuar biokimikë.

Një ditë para analizave laboratorike:

► Duhet të konsumohet ushqim i lehtë (më mirë ushqim i zierë, jo i fërguar);

► Ushqimi që mos jetë i mbingarkuar me yndyra dhe sheqerna;

► Vakti i fundit të mos jetë i vëllimshëm dhe jo më vonë se ora 19;

Fëmijët shpesh janë shumë energjikë dhe plot me jetë, dhe një pjesë e tyre merren edhe me sporte të caktuara. Megjithatë, rekomandohet që të anashkalohen sporte intensive një ditë para vizitës së laboratorit, sepse aktiviteti mund të ndikojë në rezultatet e enzimave individuale.

Grip, COVID-19, ftohje apo alergji? Bëni dallimin!

Në periudhën e dimrit, kur janë të shpeshta edhe ftohjet sezonale dhe gripi, në periudhën e pandemisë me COVID-19, shumë njerëz mundohen ta gjejnë përgjigjen e pyetjes – cilat janë simptomat kyçe nëpërmjet të cilave mund të bëhet dallim ndërmjet këtyre sëmundjeve?

COVID-19, gripi dhe ftohjet ndajnë një numër të madh karakteristikash dhe spektër të gjerë të simptomave të ngjashme ose të njëjta që e vështirësojnë diferencimin në fillimin e sëmundjes.

Për trajtim të përshtatshëm të çdo sëmundje respiratorë, gjithmonë është shumë e rëndësishme të dihet shkaktari i vërtetë i sëmundjes, me qëllim që të veprohet në kohë dhe në mënyrë të duhur ndaj shkaktarit përkatës.

Ekzistojnë shumë simptoma të ndryshme që shfaqen tek personat me COVID-19. Shumë prej tyre, të njëjta ose të ngjashme shfaqen edhe gjatë ftohjeve dhe gjatë gripit sezonal, dhe më rrallë edhe gjatë alergjive. Simptomat më të shpeshta që janë karakteristike për virusin SARS-CoV-2 dhe virusin e gripit А dhe B (Influenza A/ Influenza B) janë: temperatura e rritur trupore / ethe, kollë, mungesë të frymës / frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në grykë, hundë të zënë, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhe tek disa njerëz shfaqet diarre dhe të vjella.  

Dallimi kryesor në simptoma paraqet humbja e shijes dhe e nuhatjes, e raportuar  tek një përqindje e caktuar tek njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2, respektivisht pacientët tek të cilët është konfirmuar COVID-19. Sigurisht, dallimi ekziston edhe në periudhën e inkubacionit të viruseve, domethënë, koha kur do të shfaqen simptomat nga kontakti i rrezikshëm, intensiteti dhe kohëzgjatja e tyre.

Megjithatë, për shkak të ngjashmërisë së simptomave të këtyre infeksioneve, është shumë e vështirë që të përcaktohet dallimi, prandaj një vegël më të saktë diagnostikuese paraqesin testet laboratorike, në konsultim me mjekun.

Në vijim, në tabelë janë cekur simptomat më të shpeshta që shfaqen gjatë COVID-19, gjatë gripit, ftohjes dhe gjatë alergjive.

*https://www.cdc.gov/flu/symptoms/flu-vs-covid19.htm

*https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coronavirus/in-depth/covid-19-cold-flu-and-allergies-differences/art-20503981

*https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/question-and-answers-hub/q-a-detail/coronavirus-disease-covid-19-similarities-and-differences-with-influenza

Në Laboratorin Avicena është i disponueshëm test i ri molekular Real-Time PCR shumë specifik multipleks për detektim, identifikim dhe diferencim të njëkohshëm ndërmjet koronavirusit të ri SARS-CoV-2 (COVID-19), virusit të gripit А dhe B (Influenza A/ Influenza B) dhe virusit sincicial respirator (RSV).

Testi mund të përpunohet menjëherë, që prej shfaqjes së simptomave të para me prenotimin paraprak në numrat e telefonit  ?071/278-529, ?078/218-731, ?071/269-623 и?072/319-850 në laboratorët e mëposhtëm:

– Lagja Taftalixhe në Shkup (lokacioni 1), çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

– Tetovë (lokacioni 3), nga dita e hënë deri të premte nga ora 08.00-14.00, të shtunë nga ora 08.00-13.00.

ÇMIMI: 3000 denarë

Menunë komplete për teste për COVID-19 mund ta shikoni në këtë link.

Laboratori Avicena disponon me menunë më të gjerë të testeve mikrobiologjike dhe molekulare për infeksione respiratorë.

Në përgjithësi, roli i vitaminës D lidhet me shëndetin e kockave dhe metabolizmin e kockave. Megjithatë, roli i Vitaminës D është shumë më i gjerë, sepse ajo merr pjesë në shumë procese të ndërlikuara në trupin e njeriut.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME VITAMINA D?

PËR KOCKA TË FORTA DHE TË SHËNDETSHME

Një nga rolet më të rëndësishme të vitaminës D është mirëmbajtja e përqendrimit në serum të kalciumit dhe fosforit, nëpërmjet absorbimit/shfrytëzimit të rregullt të tyre. Me këtë sigurohet mineralizim normal i kockave, dhe rritje dhe zhvillim të indit kockor. Mungesa e vitaminës D e ndryshon metabolizmin e këtyre mineraleve, që shkakton dendësi të ulët minerale të kockave dhe e zmadhon rrezikun e humbjes së masës kockore ose rrezikun për thyerje.

PËR MIRËMBAJTJEN E FUQISË MUSKULORE

Dobësia e muskujve mund të jetë edhe një efekt i padëshiruar i nivelit të ulët të vitaminës S, veçanërisht tek personat më të moshuar. Vitamina D i përmirëson në mënyrë të konsiderueshme performancat e muskujve dhe e përshpejton procesin e shërimit gjatë lëndimeve të ndryshme muskulore. 

E PËRMIRËSON FUNKSIONIN E TRURIT

Mungesa e vitaminës D mund ta zmadhojë rrezikun për zhvillim të demencës, dhe ndikon në sekretimin dhe sasinë e hormonit serotoninë (hormoni i lumturisë), i lidhur me humorin tek njerëzit.

E PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS

Vitamina D e përmirëson funksionin e zemrës, dhe mungesa e saj lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të caktuara të zemrës.

PËR FUNKSION NORMAL TË SISTEMIT IMUNITAR

Receptorët për vitaminë D janë të pranishëm në shumicën e qelizave në trupin tonë, duke i përfshirë edhe qelizat e sistemit natyror imunitar dhe mundëson funksionimin e tyre normal.

SËMUNDJE AUTOIMUNITARE

Hulumtime të shumta botërore që e vërtetojnë lidhjen ndërmjet mungesës së vitaminës D dhe sëmundjeve të ndryshme autoimune  siç janë skleroza multiple, astma, sëmundja e Chron-it dhe koliti ulceroz.

BURIME TË VITAMINËS D

Mënyra në të cilën organizmin e fiton sasinë e nevojshme të kësaj vitamine është nëpërmjet ekspozimit në dritën diellore, nëpërmjet ushqimit dhe me konsumin plotësues të (suplementëve) të Vitaminës D.

Dielli është burimi kryesor i vitaminës D!

Hulumtimet e fundit tregojnë se rreth 1 miliardë njerëz ose 15% e popullatës botërore vuan nga deficiti i vitaminës D. Si shkak kryesor për shfaqjen e kësaj gjendjeje konsiderohet ekspozimi i pamjaftueshëm në diell (dritë UV).

Kur drita ultravjollcë (UV) nga dielli arrin në lëkurën e njeriut, shkakton reaksion kimik që gjeneron vitaminë D. Në periudhën e verës janë të nevojshme vetëm rreth 10 minuta ekspozim në diell që të plotësohen nevojat ditore. Periudhën e dimrit koha e ekspozimit në diell është më e gjatë, rreth 2 orë.

Personat me lëkurë më të errët do të gjenerojnë vitaminë D nga ekspozimi në diell, por në mënyrë jo kaq efikase, për shkakun se lëkura më e errët përmban më shumë melaninë bllokuese ndaj rrezeve UV. Ky është shkaku kryesor pse mungesa e vitaminës D mund të jetë më e përfaqësuar tek personat me ton më të errët të lëkurës. Njerëzit, gjithashtu humbasin një pjesë të aftësisë së tyre që të prodhojnë vitaminë D nga dielli kur plaken, duke i vendosur personat më të moshuar në grupin që ka rrezik më të madh që të zhvillojë mungesë të Vitaminës D.

USHQIM I PASUR ME VITAMINË D

– Vaj peshku dhe peshq të yndyrshëm (salmon, ton, sardele, harengë, skumbri, troftë, dhe peshq të tjerë të yndyrshëm)

– Qumësht dhe produkte qumështi (gjalpë, salcë kosi, kaçkavall, djathtë, jogurt etj.)

– E verdha e vezës

– Mëlçi

– Kërpudha (shiitake, agaricus, chanterelle)

Të vetëdijshëm për rolin e vitaminës D në organizmin tonë dhe për rëndësinë e saj në procese të shumta, e një rëndësie të veçantë janë kontrollet e rregullta për nivelin e vitaminës D.

Në Laboratorin Avicena përpunohen testet më bashkëkohore të prodhuesit Siemens Healthineers, sipas procedurës së certifikuar në pajtueshmëri me programin e standardizim të testimit të Vitaminës D, CDC (Center for Disease Control, SHBA), për përcaktim të shpejtë dhe preciz të nivelit të vitaminës D.

Kontrolli i vitaminës D së bashku me analizat kalcium i jonizuar (Ca++) dhe hormon paratiroid (PTH) jep një shqyrtim të qartë në ndodhitë në organizëm dhe për metabolizmin e vitaminës D

Çrregullim i sistemit për koagulim tek pacientë me COVID-19

Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut

Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut paraqet mekanizëm natyror dhe mbrojtës për organizmin nga gjakderdhja. Kur ekziston dëmtim i mureve të enëve të gjakut, ndodh ngjitja e pllakave të gjakut (trombocitet), fibrinë dhe aktivizim i shumë mekanizmave, qëllimi i të cilave është që të lindë një bllokues që do ta ndalojë gjakderdhjen.

Gjatë gjendjeve patologjike mund të lindë mbushja e tejmasë e trombociteve dhe fibrinës në pjesën e brendshme të enës së gjakut, që çon në çrregullim të qarkullimit të gjakut deri në ndërprerjen e saj për shkak të bllokimit të enës së gjakut me tromb. Kjo gjendje quhet trombozë. Trombet e tilla mund të lindin kudo – nga enët më të vogla të gjakut deri në enët e gjakut më të mëdha dhe të shkaktojnë nivel të ndryshëm dëmtimit, madje edhe vdekje.

Në organizmin e njeriut është i pranishëm edhe një sistem i kundërt i koagulimit, ai është mekanizmi i antikoagulimit. Midis sistemit të koagulimit dhe sistemit të antikoagulimit në organizëm mirëmbahet baraspeshë e vazhdueshme. Në atë mënyrë organizmi është i mbrojtur nga dy rreziqe shumë të mëdha nga qarkullimi i çrregullt i gjakut – gjakderdhja dhe tromboza.

Faktorët e rrezikut

Ekzistojnë gjendje të caktuara që e zmadhojnë rrezikun për lindjen e trombozës, siç janë: ndryshime në murin e enëve të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje reumatike, inflamacione, sëmundje malinje, trauma, lindje, marrja e medikamenteve të caktuara, faktorë të trashëguar gjenetikë dhe gjendje të tjera.

Mjekimi

Në varësi të pamjes klinike dhe rëndësisë së sëmundjes, mjekimi kryhet në kushte shtëpiake ose spitalore, ekskluzivisht pas ekzaminimit dhe rekomandimit nga mjeku specialist.

COVID-19 dhe sistemi i koagulimit

Edhe pse nuk është e pazakonshme që infeksionet ta zmadhojnë rrezikun nga ngurtësimi, COVID-19 është i lidhur me një vëllim të paparë të çrregullimeve të lidhura me ngurtësimin e gjakut tek pacientë të sëmurë.  Pacientët me COVID-19 përballen me anormalitete (çrregullime) serioze dhe ndonjëherë fatale të ngurtësimit të gjakut.

Studimet tregojnë se tek rreth 25% – madje edhe deri 70% – e pacientëve të sëmurë kritikë është vërtetuar tromboembolizëm venoz ose emboli e mushkërive.

Prandaj e një rëndësie kyçe është vlerësimit laboratorik rutinë, është që të kryhet edhe matja e parametrave nga sistemi i koagulimit në gjak, siç janë: analiza e gjakut (numri i trombociteve), D-dimer, PT – Koha protrombike, aPTT –  Koha tromboplastike e aktivizuar parciale e të tjera.

D-dimerë

D-dimerët paraqesin fragmente, pjesë nga degradimi i fibrinës dhe detektimi i niveleve të larta janë shenjë se po aktivizohet sistemi për koagulim.

Nivelet normale të D-dimerëve tek persona të rritur të shëndetshëm janë 0,5 mg/L.

Nivelet e zmadhuara të D-dimerëve tek pacientë me COVID-19 shpesh është shenjë se ekziston rrezik nga formimi i trombeve, që mund të shpërndahen me qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë bllokim të ndonjë ene gjaku. Prandaj, pas kontrollit të kryer nga mjeku – specialist duhet të jepet terapi përkatëse dhe të trajtohet kjo gjendje.

Është shumë e rëndësishme që të përmendet se laboratorë të ndryshëm mund të përdorin instrumente të ndryshme, teknologji, vlera referente dhe teste të ndryshme për përcaktimin e D-dimerëve dhe prandaj duhet të kryhet krahasimi i rezultateve nga laboratorë të ndryshëm dhe të bëhet kujdes se në cilat njësi është e shprehur vlera e saj.


7 fakte që duhet t’i dini për intolerancën ndaj laktozës

GJITHÇKA ËSHTË NË ENZIMAT

Trupi juaj prodhon enzimë që ashtuquajtur laktazë. Kur pini një gotë qumësht, laktaza ju ndihmon që ta shpërbëni sheqerin e qumështit laktozë në sheqerna më të thjeshta që absorbohen në rrjedhën tuaj të gjakut. Intoleranca ndaj laktozës shfaqet kur keni deficit  të laktazës.

DUHET TË KONSULTOHENI ME MJEKUN TUAJ

Disa sëmundje të stomakut kanë simptoma të ngjashme me simptomat e intolerancës ndaj laktozës. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë që ta përcaktoni shkakun për simptomat tuaja dhe se cilat ekzaminime duhet t’i kryheni.

JO ÇDOKUSH KA SIMPTOMA

Laktoza mund të prodhojë një spektër të gjerë të simptomave gastrointestinale. Këto simptoma përfshijnë fryerje, nauze, gazra, dhimbje abdominale dhe diarre. Megjithatë, mund të keni mungesë të laktazës dhe të mos keni asnjë shenjë.

ZAKONISHT SHFAQET NË MOSHË MË TË MADHE

Shumë pak foshnja lindin intolerante ndaj laktozës dhe duhet të pinë formulë pa laktozë në vend të qumështit të nënës. Megjithatë, shumica e njerëzve që janë intolerantë ndaj laktozës, e humbasin aftësinë që ta tretin qumështin diku pas lindjes. Zakonisht, kjo ndodh në moshën nga 2 deri 12 vjeç, edhe pse mund të mos përjetoni simptomat deri në adoleshencën e vonshme ose në moshë më të madhe.

NUK JENI TË VETËM

Deri 65% e njerëzve nëpër botë dhe 30 milionë Amerikanë kanë nivel të caktuar të intolerancës ndaj laktozës. Më shpesh shfaqet tek njerëzit prejardhja e të cilëve është aziatike, afrikane, spanjolle. Më pak e mundshme që të jenë intolerantë ndaj laktozës janë njerëzit nga Evropa veriore dhe ajo perëndimore.

INTOLERANCA NDAJ LAKTOZËS NUK ËSHTË ALERGI NDAJ QUMËSHT

Alergjia e qumështit është më e rrallë, por më e dëmshme se intoleranca e laktozës. Nëse jeni alergjikë ndaj qumështit, trupi juaj lufton me produktet e qumështit si të jetë sulmues i dëmshëm. Simptomat janë zakonisht më të rënda dhe mund të përfshijnë edhe frymëmarrje të vështirësuar, kruarje të syve, puçrra. Njerëzit me këtë alergji duhet të anashkalojnë tërësisht produkte qumështi.

NUK JANË TË NDALUARA TË GJITHA PRODUKTET E QUMËSHTIT

Për momentin në tregun tonë janë të disponueshme shumë produkte qumështi që në përbërjen e tyre nuk kanë laktozë. Produkte qumështi që kanë nivel më të ulët të laktozës dhe mund të treten në organizëm akoma më lehtë janë djathërat e fortë dhe të vjetër të stazhionuar (parmezan ose çedar) dhe jogurt. .

DIAGNOZA

Në ISHP Laboratorin Avicena përpunohet testi më bashkëkohor për testim gjenetik të intolerancës ndaj laktozës me metodën e hibridizimit të anasjelltë – PCR.

Testi kryhen identifikim të dy polimorfizmave të lokalizuara në intron 9 (С/Т13910) dhe 13 (G/A 22018) të gjenit MCM6, që janë të lidhura me perzistencën e aktivitetit të laktazës tek persona të rritur dhe fëmijë mbi 5 vjeç.

* Çmimi i testit: 2.690,00 den.

Testim sindromatik i infeksioneve gastrointestinale

Ju informojmë që në Laboratorin Avicena është e disponueshme meny komplete e testeve për diagnozë të shkaktarëve të sëmundjeve gastrointestinale.
Sëmundjet e traktit gastrointestinal janë shumë të shpeshta tek popullata e përgjithshme dhe manifestohen në forma nga më të ndryshmet, në varësi të shkaktarit të gjendjes.
Qasja sindromatike e testimit, tek pacient me simptoma gastrointestinale, do të mundësojë diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe në kohë të gjendjes, dhe trajtim të përshtatshëm për pacientin.

DIAGNOZA ETIOLOGJIKE E SHKAKTARIT ËSHTË KYÇE PËR TRAJTIM TË PËRSHTATSHËM TË PERSONIT TË SËMURË.

►           TESTIM NGA NJË MOSTËR, PËR LLOJE TË NDRYSHME SHKAKËTARËSH

►           DIAGNOZA E SHPEJTË ETIOLOGJIKE MUNDËSON TRAJTIM TË PËRSHTATSHËM DHE TERAPI TË DREJTUAR

►           MASA PARANDALUESE PËR KONTROLL TË INFEKSIONIT

►           KURSIM TË KOHËS DHE MJETEVE MONETARE

ShkaktariMetoda
 PAKETË TË PLOTË GASTROINTESTINALE PËR DETEKTIM TË 17 SHKAKTARËVE TË INFEKSIONEVE GASTROINTESTINALE(6 VIRUSE, 9 BAKTERIE DHE 2 FUNGJE) Multipleks      Real-Time PCR Му
 PANEL PËR SHKAKTARË GASTROINTESTINALË VIRUSESH:  NOROVIRUS G I, NOROVIRUS G II, ROTAVIRUS, ADENOVIRUS, ASTROVIRUS, SAPOVIRUS MultipleksReal-Time PCR
FEÇE PËR ROTA VIRUSImunokromatografi
FEÇE PËR ROTA + ADENO VIRUSImunokromatografi
FEÇE PËR NOROVIRUSImunokromatografi
FEÇE PËR NOROVIRUS + ROTAVIRUS +ADENOVIRUSImunokromatografi
KOPROKULTURËKulturë
BRIS REKTALKulturë
FEÇE/BRIS REKTAL PËR CANDIDAKulturë
CLOSTRIDIUM DIFFICILE – TOKSINË А DHE B, NË FEÇEImunokromatografi
GIARDIA LAMBLIA DHE CRYPTOSPORIDIUM NË FEÇEImunokromatografi
CAMPYLOBACTER NË FEÇEImunokromatografi
BRIS CELOFANIMikroskopi
FEÇE PËR PARAZITË DHE PROTOZOA     Mikroskopi
Helicobacter pylori IgA (serum)CLIA
Helicobacter pylori IgG (serum)CLIA
Antigjen i Helicobacter pylori në feçeImunokromatografi
Çmimi: https://avicenalab.com.mk/sq/analiza-cmimore/

Të nderuar, ju informojmë që Laboratori Avicena disponon me meny komplete të testeve për detektim të shkaktarëve më të shpeshtë të etheve me ekzantemë dhe sëmundje që parandalohen me vaksina. Të gjitha analizat punohen me metodë kimiolumineshente (CLIA) që ka ndjeshmëri dhe specifikë të lartë dhe garanton rezultate të sakta dhe precize:

Testet e disponueshme në Laboratori Avicena:

Morbilli Virus

›          Morbilli Virus IgM                      

›          Morbilli Virus IgG                     

›          Morbilli Virus IgM+IgG           

Rubella

›          Rubella IgM                               

›          Rubella IgG                              

›          Rubella IgM+IgG                     

 Parotitis

›          Parotitis IgM                              

›          Parotitis IgG                              

›          Parotitis IgM+IgG                   

Varicella Zoster Virus

›          Varicella Zoster Virus IgG         

›          Varicella Zoster Virus IgM         

Parvovirus

›          Parvovirus IgM                        

Për çfarëdo lloj informacionesh ose pyetje plotësuese, na kontaktoni në numrat tanë të telefonit 02/3179-001, 02/2477-345 dhe 044/355-550

Lanceta unike për marrjen e mostrës së gjakut nga gishti

Laboratori Avicena është laboratori i vetëm në të cilin përdoren lancetat unike për marrjen e mostrës së gjakut nga gishti, me teknologjinë e patentuar Comfort Zone Technology®.

Domethënë, prodhuesi anglez Owen Mumford, e ka patentuar këtë teknologji që mundëson zvogëlim të dhimbjes gjatë vetë prakjes së lancetës mbi lëkurë dhe një përvojë të përgjithshme më të këndshme gjatë marrjes së mostrës së gjakut.

Dizajni përbëhet nga ajo që në pjesën që e prek lëkurën, ekzistojnë 8 pika të ngritura që kryejnë presion të ëmbël. Skajet përfundimtare nervore e regjistrojnë këtë prekje dhe dërgojnë sinjal në tru për përvojë të këndshme, duke e maskuar ndjenjën e dhimbjes gjatë shpimit.

Në vijim shihni video dhe njihuni më shumë me këto lanceta unike.

PNEUMOSLIDE zgjidhje tipike për patogjenë atipikë

PNEUMOSLIDE – test për zbulimin e njëkohshëm të 9 llojeve të baktereve dhe viruseve – shkaktarë të infeksioneve më të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes që nuk zbulohen me metoda klasike.

PSE PNEUMOSLIDE?

1.       Zbulim të saktë dhe të shpejtë të shkaktarëve të infeksioneve të pazakonshme

2.       Mundësi për mjekim më të përshtatshëm

3.       Shkurtohet kohëzgjatja e sëmundjes

4.       Pa rrezik për rezistencë ndaj medikamenteve të dhëna

5.       Kursen kohë dhe shpenzime

6.       Parandalon zhvillim të komplikimeve

7.       Identifikim të 9 patogjeneve atipike respiratore njëkohësisht

8.       Me vetëm një test, rezultatet brenda ditës

ÇFARË ËSHTË PNEUMOSLIDE?

Test imuno-fluoreshent që mundëson detektim të antitrupave IgG dhe IgM nga serumi i pacientit, për 9 patogjenë individualë atipikë njëkohësisht.

–          Mycoplasma pneumoniae

–          Legionella pneumophila

–          Chlamydia Pneumoniae

–          Coxiella burnetii

–          Adenovirus

–          Virus Respirator Sincicial

–          Influenza A

–          Influenza B

–          Parainfluenza (serotipe1,2,3)

Mbani mend! Numër i madh i infeksioneve respiratore janë të shkaktuara nga patogjenët atipikë të lartpërmendur dhe të njëjtët janë shkaktarë për morbiditet dhe mortalitet jashtëzakonisht të lartë!

KUR PNEUMOSLIDE?

Është i indikuar tek të gjitha infeksionet respiratore!

□        Numri më i madh i infeksioneve respiratore janë etiologjikisht të padëshmuara

□        Shumë shpesh janë të përfshirë më shumë patogjenë

□        Gjithnjë e më shumë haset infeksion i përzierë

Veçanërisht tek:                                                                                                                 

►     Infeksione respiratore  të zgjatura dhe të përsëritshme

►     HOBB  (SKOM) (Sëmundje Kronike Obstruktive të Mushkërive)

►     Fëmijë të vegjël

►     Persona të moshuar

►     Të sëmurë kardiopulmonarë, kronikë dhe të palëvizshëm

►     Persona me sistem imunitar të komprometuar

►     Manifestime ekstrapulmonare